Home / Lajme / Maqedoni / Intervistë me agjentin e UDB’së Bozidar Spasic

Intervistë me agjentin e UDB’së Bozidar Spasic

26 Janar… Ish agjenti i UDB’së, në një intervistë të gjatë për Gazetën Express, ka dhënë versionin e tij për eliminimin e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka; rolin e Enver Hadrit; rolin e shqiptarëve;

Ish agjenti i UDB’së, në një intervistë të gjatë për Gazetën Express, ka dhënë versionin e tij për eliminimin e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka; rolin e Enver Hadrit; rolin e shqiptarëve; a kishte UDB bashkëpunëtorë të mjaftueshëm në mesin e shqiptarëve. Këtë intervistë Express do ta botojë në vazhdime.

Marrë parasysh debatin dhe interesimin e madh për zbardhjen e vrasjeve të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, gazeta Express e ka realizuar një intervistë ekskluzive me Bozidar Spasic’in, ish zyrtar i lartë i Shërbimit Sekret Jugosllav, të njohur si UDB dhe më pas edhe udhëheqës i lartë i këtij shërbimi në kuadër të Serbisë.

Spasic, serb me nacionalitet, ka qenë pjesë e UDB’së deri në vitin 1993, kur krye në veti kishte synuar që ta realizonte një aksion për të likuiduar Ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Janez Jansa.

Ky aksion ishte stopuar prej shefit të UDB’së – sic thuhet në faqen personale të Spasic’it në internet – Jovica Stanisic.

Pasi ishte stopuar ky aksion Spasic gjithashtu ishte përjashtuar nga puna. Më pas Spasic ka punuar si agjent privat dhe gjithashtu ka folur hapur nëpër media për veprimtarinë e Shërbimit Sekret Jugosllav, për ç’gjë e ka marrë epitetin e deles së zezë.

Spasic në kohën e ish Jugosllavisë ka qenë përgjegjës për të kontrolluar veprimtarinë në emigracion të shqiptarëve dhe kroatëve.

Gazeta Express njofton lexuesit se Spasic është një nacionalist i përbetuar serb. Ai edhe sot e kësaj dite i referohet shqiptarëve si “siptari”, kurse patriotët shqiptarë që kanë vepruar në Perëndim i quan “terroristë”, prandaj ne si gazetë nuk dëshirojmë që të paragjykojmë për vërtetësinë e informatave që ai i jep në ketë intervistë.

Por megjithatë e kemi konsideruar të nevojshme dhe në interes të publikut që të pyesim edhe “anën tjetër” rreth eliminimit të patriotëve tanë.

Madje, ndoshta, e vërteta fshihet pikërisht tek “ana tjetër”, pra në Beograd. Ndërsa, nëse “ana tjetër” do të rrëfehet sinqerisht ose jo, është një çështje në vete.

Ne si Gazetë do ta bëjmë punën tonë. Thjesht do të pyesim. “E mora emailin tënd me pyetjet të bazuara kryesisht në lidhje me likuidimin ose vrasjen e emigrantëve terrorist në Perëndim, që kishin ikur atë kohë prej Jugosllavisë. Kjo është një temë e nxehtë për arsye se njëra prej republikave jugosllave, Kroacia, tash anëtare e BE’së dhe shtet i pavarur, e ka dorëzuar, e ka shitur, një informator të sajin në Gjermani”, thotë Spasic për Express, në fillim të përgjigjeve të tija.

“Kjo është e padëgjuar në punën e shërbimeve prej kur njeriu merret me spiunazh. Do të ketë konsekuenca jo vec tek Josip Perkovic, por edhe tek Kroacia, Gjermania e sipas të gjitha gjasave edhe tek disa njerëz në këto territore. Kryesisht në atë propagandë antikomuniste që tani zbatohet në Perëndim, kundër ish Jugosllavisë, shfrytëzohet terminologjia ‘kundërshtarët politikë’, pra ata kundërshtarë politikë të pafajshëm, Shërbimi i Fshehtë i Jugosllavisë i ka likuiduar”.

Shtrohet pyetja, thotë Spasic, se çfarë kanë qenë këta kundërshtarë politikë?

“Shkrimtarë, udhëheqës të partive politike, disidentë, siç është tash e modës të thuhet.Jo, në Perëndim, në mënyrë të shkathtë e fshihnin se bëhej fjalë për kundërshtarë politikë të cilët kanë ikur në Perëndim për t’i vrarë diplomatët tanë, qytetarët lojalë, të rrënojnë konsulatat tona, janë infiltruar brenda rrjeteve terroriste të cilat kanë likuiduar 1300 qytetarë tanë nga viti 1945 deri në vitin 1983”. Spasic, thotë se këta “Kanë rrënuar hekurudha, kanë hedhur bomba, kanë djegur pyje. Kjo nuk është e rëndësishme tash për këta antikomunistë. Ata në Perëndim kanë qenë të mirëseardhur si një fuqi e lirë terroriste. Dhe si ata që në emër të qarqeve Perëndimore do të kryejnë vrasje nëpër Jugosllavi. Për ketë ka dëshmi të shumta…”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *