Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska arsyeton veprimet e Alfave (VIDEO)

Jankullovska arsyeton veprimet e Alfave (VIDEO)

Shkup, 10 janar – Gordana Jankullovska Ministre e Punëve të Brendëshme nuk sheh asgjë të paligjshme në aktin e policit që hapi zjarr në mes të turmës në Bit Pazar të Shkupit, dy javë më parë.

Pasi, një kohë të gjatë u mundua që me heshtje të linte në harresë këtë incident, ajo sot më në fund iu përgjigj pyetjeve reth këtij incidenti. Jankullovska njoftoi se të vetmit që do të bartin përgjegjësi për incidentin në Bit Pazar janë shitësit, të cilët do të përballen me padi penale. “Jemi nga fundi në zbardhjen e rastit. Do të ngrihen padi adekuate kundër personave që penguan personat zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Prokuroria pastaj do të vendosë se çfarë do të ndërmarrë ndaj këtyre personave”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

E pyetur rreth të shtënave të policisë, se a do të ketë procedurë nga Kontrolli i Brendshëm Jankullovska tha se rreth të gjitha veprimeve të pjesëtarëve të policisë, ne po vërtetojmë ligjshmërinë ose paligjshmërinë e përdorimit të armëve të zjarrit. Nuk janë konfirmuar shkelje nga ana e policisë, por është konfirmuar se një grup i dhunshëm tentoi pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Por rregullorja për përdorimin e mjeteve të dhunës dhe armëve të zjarrit specifikon qartë rastet kur duhet dhe kur nuk duhet të përdoren ato. Rrethanat në të cilat është përdorur arma e zjarrit në Bit Pazar bien në kundërshtim me nenin 26 të kësaj rregulloreje, ku thuhet se“Nuk përdoret armë zjarri nëse me atë akt vihet në rrezik jeta e qytetarëve të tjerë, fëmijëve e tëmoshuarve, nëse këta persona nuk rrezikojnë jetën e personit zyrtar apo personave të tjerë, me armë zjarri ose mjete të tjera të rrezikshme”Madje sipas dëshmive të shitësve, polici i Alfa-s kishte hapur zjarr pa paralajmërim të zëshëm, që gjithashtu është e sanksionuar me rregulloren në fjalë.

Më 29 dhjetor gjatë një aksioni për konfiskimin e fishekzjarrëve, policia u përballë me rezistencën e shitësve, dhe u detyrua t’u kthente atyre mallin, për t’u çliruar nga rrethimi i tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *