Home / Lajme / Maqedoni / Kam Market me kushte speciale për kandidatët shqiptarë (VIDEO)

Kam Market me kushte speciale për kandidatët shqiptarë (VIDEO)

Tetovë, 13 janar – Në shpalljen e fundit për të punësuar arkëtar, marketi KAM në Tetovë kërkon aftësi dhe afinitete të caktuara nga kandidatët maqedonas dhe të tjera për ata shqiptarë.

Në këtë shpallje e cila qëndron në hyrje të këtij marketi, mund të shihen qartë dallimet rreth kushteve për tu punësuar në këtë market, varësisht se i takon etnitetit maqedonas ose atij shqiptar. Për kandidatët maqedonas marketi KAM kërkon që të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm, të jenë të sjellshëm dhe komunikativ, të njohin punën me kompjuter dhe mos të jenë më të moshuar se 40 vjeç, ndërkohë nga kandidatët shqiptarë kërkohet që të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm, por në kllapa është shtuar se ata duhet të kenë sukses të shkëlqyeshëm, të jenë të sjellshëm dhe komunikativ, të mos jenë mbi 40 vjeç, dhe për dallim nga kandidatët maqedonas atyre nuk u kërkohet të dinë punën me kompjuter, por të kenë të mbaruar shërbimin ushtarak!

Televizioni Koha kontaktoi zyrtarë të këtij Marketi të cilët pranuan gabimin dhe u shprehën se të njejtin do ta përmirësojnë shumë shpejt. Arsyetimi I tyre ishte se është bërë gabim gjatë përkthimit por pa dhënë detaje se pse vetëm në gjuhën shqipe qëndron shtojca që kandidati shqiptar të ketë të kryer shërbimin ushtarak. Poqese ky konkurs mbetet si I tillë atëherë asnjë nga shqiptarët nuk e plotëson kushtin e ushtrisë ngase obligimi ushtarak është hequr shumë vite më parë.

Përndryshe Ky zinxhir ka 5 markete në Tetovë ku shumica e blerësve janë shqiptarë kurse deri më tani pjesa dërmuese e të punësuarve janë të përkatësisë maqedonase.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *