Home / Lajme / Maqedoni / Këmbësorët të rrezikuar në Tetovë (VIDEO)

Këmbësorët të rrezikuar në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 28 janar – Këmbësorët në Tetovë gjithnjë e më shumë janë kategoria më e rrezikuar në komunikacion.

Aksidentet ku pjesëmarrës janë këmbësorët viteve të fundit shënojnë rritje enorme. Këtë e konfirmon edhe vetë Policia e Tetovës e cila ka publikuar një raport ku jepen të dhëna ndër vite për këto lloje të aksidenteve të trafikut. “Në vitin 2013 janë regjistruar 60 aksidente të këtilla me 5 viktima, ndërsa 16 persona kanë qenë rëndë të lënduar dhe 48 kanë përfunduar me lëndime të lehta. Në vitin 2012 numri i përgjthshëm i aksidenteve me këmbësorët ka qenë 52 ku ka pasur një viktimë kurse 14 rëndë të lënduar dhe 18 kanë kaluar me lëndime të lehta. Në vitin 2011 janë regjistruar 43 aksidente ku pjesëmarrës kanë qenë këmbësorët. Gjithsej ka pasur 4 viktima, ndërsa 18 të lënduar rëndë dhe 33 kanë marrë lëndime të lehta. “Këto numra për fat të keq vërtetojnë trendin negativ dhe konstatimin se këmbësorët në Tetovë janë shumë të rrezikuar së bashku me vozitësit e biçikletave dhe motoçikletave. Si shkak kryesor për numrin e madh të këtyre fatkeqësive është pakujdesia gjatë vozitjes, por shpesh herë fajtor për ardhjen deri te aksidentet janë edhe vetë këmbësorët për shkak të sjelljes së tyre të pandërgjegjshme e cila është e rrezikshme në trafik pasi që shpesh herë në vend që të ecin në trotuar këmbësorët kalojnë nëpër rrugë dhe në të shumtën e rasteve nuk e parakalojnë rrugën në vijat e bardha”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i Sektorit për punë të Brendëshme në Tetovë.

Krahas kësaj sipas tij, këmbësorët harrojnë se thyerja e këtyre regullave dënohet me 15 euro kalim në semafor në ngjyrën e kuqe dhe 35 euro për shkelje të tjera. Ndërkaq, vozitësit të cilët nuk u japin përparësi këmbësorëve përballen me dënim prej 300 euro në kundërvlerë në denarë. “SPB-ja në Tetovë stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, në përiudhën e ardhëshme do të ndërrmar aktivitete kontrolluese për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion por edhe të vozitësve ndaj këmbësorëve me qëllim që në kohë të zbulojnë dhe largojnë shkelësit e rregullave” thonë nga SPB-ja e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *