Home / Lajme / Rajon / Kërkohet rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit

Kërkohet rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit

18 Janar… Xhavit Boletini, nipi i Isa Boletinit, tha se ata si familje janë të interesuar që sa më shpejt që është e mundur të organizohet një ceremoni shtetërore për rivarrimin e eshtrave që janë kthyer para shumë kohësh nga Podgorica.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim familjarët e heroit kombëtar, Isa Boletini. Në takim u bisedua për gjendjen e familjeve të heronjve kombëtarë dhe nevojën për një përkrahje më të madhe.

Temë e këtij takimi ishte organizimi i ceremonisë për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Xhavit Boletini, nipi i Isa Boletinit, tha se ata si familje janë të interesuar që sa më shpejt që është e mundur të organizohet një ceremoni shtetërore për rivarrimin e eshtrave që janë kthyer para shumë kohësh nga Podgorica.

Familjarët shprehën dëshirën që ceremonia e rivarrimit të jetë shtetërore, ashtu siç është planifikuar shumë më herët. “Është koha e fundit që eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rivarrosen në tokën e tyre”, tha Gazmend Boletini.

Në anën tjetër, kryetar Bahtiri, shprehu kënaqësinë që po i priste në zyrë familjarët e heroit të pavarësisë së shtetit shqiptar. “Ju jeni pasardhësit e një njeriu të madh, me të cilin krenohemi ne si Mitrovicë dhe si Kosovë”, tha ai.

Bahtiri u zotua të përmbushë kërkesat e familjarëve sa i përket rivarrimit të eshtrave. “Ne si komunë jemi të gatshëm që krejt çka kërkohet prej nesh të realizojmë për të organizuar një ceremoni dinjitoze të rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij”.

Në fund të takimit familjarët i dhuruan kryetarit Bahtiri, një portret të heroit, Isa Boletini.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *