Home / Sport / Kikson Arsenal, Mata debuton me fitore

Kikson Arsenal, Mata debuton me fitore

Pas këtij barazimi Arsenali shkon në kuotën e 52 pikëve, por rrezikon ta humb kreun e tabelës, pasi përcjellësit Manchester City dhe Chelsea kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 përballë Southamptonit. Futbollistët e Southampton kaluan të parët në epërsi 1:0 në minutën e 21-të me golin e Jose Miguel Fonte, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë Arsenal u riktheu rezultatin me dy gola të shpejtë. Fillimisht rezultatin në 1:1 e barazoi Olivier Giroud në minutën e 48-të, derisa katër minuta më vonë Santiago Cazorla shënoi për 1:2.Por, vendasit nuk u ndalën dhe në minutën e 54-të barazuan në 2:2 me golin e Adam Lallana. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.Pas këtij barazimi Arsenali shkon në kuotën e 52 pikëve, por rrezikon ta humb kreun e tabelës, pasi përcjellësit Manchester City dhe Chelsea kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.Ndërsa, fitore të rëndësishme ka shënuar Manchester United, i cila në Old Trafford mposhti Cardiff City me rezultat 2:0. Golat i realizuan i rikthyeri nga lëndimi Robin van Persie (6) dhe Ashley Young (59).Në këtë takim për Manchester Unitedin debutoi edhe përforcimi i ardhur nga Chelsea, Juan Mata, i cili në minutën e 84 ia liroi vendin Adnan Janzuajt.Me këtë fitore ekipi i Davide Moyesit ka tubuar 40 pikë, derisa renditet i shtati në renditjen tabelore.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *