Home / Lajme / Maqedoni / Kim Memeti: Model për president konsensual është Hamdi Bajrami (VIDEO)

Kim Memeti: Model për president konsensual është Hamdi Bajrami (VIDEO)

Tetovë 22 janar – “Gjithnjë më shumë bindem pa dashur të ofendoj, Maqedonisë i duhet një president i tipit të Hamdi Bajramit, që nuk i urren as shqiptarët as maqedonasit që s’ka dilema të shkojë tek cili do në dasëm, hyn pa komplekse edhe në xhami edhe në kishë, unë kështu e kuptoj këtë president që do jetë i natyrës i pranueshëm për të gjithë’, u shpreh Kim Memeti, publicist.

Ndërkohë që ende nuk janë publikuar emrat e kandidatëve për president të shteti dhe derisa partitë politike vetëm nëpërmjet mediumeve po debatojnë për nevojën apo jo të presidentit konsensual, pjesëmarrësit në një debat shkencor në USHT, u përplasën rreth idesë për president konsensual.

Publicisti Kim Mehmeti madje kishte një propozim tjetër rreth presidentit koncensual.

“Gjithnjë më shumë bindem pa dashur të ofendoj, Maqedonisë i duhet një president i tipit të Hamdi Bajramit, që nuk i urren as shqiptarët as maqedonasit që s’ka dilema të shkojë tek cili do në dasëm, hyn pa komplekse edhe në xhami edhe në kishë, unë kështu e kuptoj këtë president që do jetë i natyrës i pranueshëm për të gjithë’, u shpreh Kim Memeti, publicist.

“Në demokraci është me rëndësi që institucionet ta kryejnë funksionin e tyre të dhënë nga kushtetuta ai duhet të kryej funksionin jo të refuzojë një gjë të tillë sepse është zgjedh nga kjo apo ajo parti dhe jep këtë apo atë mbështetje. Presidenti aktual s’ka asnjë problem me këtë sepse ai nuk e kryen funksionin ai refuzon të jetë personalitet, detyrë e tij është mbrojtje e të drejtave të njeriut kështu e shohim ne”, deklaroi Lubomir Frçkovski, analist.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *