Home / Lajme / Maqedoni / Komisionit kuvendor do ti zgjedh lustratorët e rinj

Komisionit kuvendor do ti zgjedh lustratorët e rinj

15 janar-Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve bëhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Votimi bëhet në dy shkallë, përkatësisht votimi i parë është me shumicë prej dy të tretave, ndërsa i dyti me shumicë të thjeshtë. Sipas sqarimit të Dimovskit, faktorë relevantë në zgjedhje të Komisionit për lustrim janë partitë të cilat përfaqësohen në Parlament.

Pas seancës së sotme të komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pritet të bëhet e njohur përbërja e re e Komisionit për verifikimin e fakteve.

Në konkursin që përfundoi javën e kaluar kanë arritur 24 kandidime. Mes kandidatëve ka avokatë, ish deputetë, profesorë, gazetarë, publicistë. Ashtu siç deklaroi javën e kaluar kryetari i komisionit kuvendor Ilija Dimovski, në konkurs janë paraqitur pothuajse të gjithë anëtarët e deritanishëm të komisionit të lustrimit.

Përveç anëtarëve të Komisionit shtetëror për verifikim të fakteve, sot pritet të publikohet edhe Propozimi për atë se kush do të jetë kryetar dhe zëvendës i këtij Komisioni.

Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve bëhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Votimi bëhet në dy shkallë, përkatësisht votimi i parë është me shumicë prej dy të tretave, ndërsa i dyti me shumicë të thjeshtë. Sipas sqarimit të Dimovskit, faktorë relevantë në zgjedhje të Komisionit për lustrim janë partitë të cilat përfaqësohen në Parlament.

Sot gjithashtu është dita e fundit e punës për përbërjen e vjetër të Komisionit për verifikimin e fakteve, kryetar i të cilit Tome Axhiev, do të mbajë konferencë shtypi në të cilën do të flasë për arritjet në pesë vitet e fundit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *