Home / Lajme / Maqedoni / Komunikacioni në të gjitha rrugët zhvillohet pa ndales

Komunikacioni në të gjitha rrugët zhvillohet pa ndales

9 janar-Ashtu siç informon NP “Makedonija Pat” kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta dhe vende-vende nëpër rrugë të lagështa në vendet më të larta si dhe në vendet ku nuk bie dielli. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Stracin, Delçevë, Smojmirovo, Tetovë, Pletvar, Resnjë, Ohër dhe Strugë është ulur në 50 deri në 150 metra.

Ashtu siç informon NP “Makedonija Pat” kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Komunikacioni në drejtimin rrugor Gradsko-Rosoman është normalizuar. Ekipet kujdestare të “Makedonija Pat” janë në terren dhe rregullisht i mbajnë të kalueshme të gjitha drejtimet rrugore

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *