Home / Sport / Kontrata e Neymar me Barcën mund të jetë false

Kontrata e Neymar me Barcën mund të jetë false

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, mund të ketë probleme të mëdha me gjykatat pasi që një hetim për transferimin e Neymarit nga Santosi ka zbuluar se kontrata e brazilianit mund të jetë e rrejshme.

Blaugranët u detyruan që të dorëzojnë dosjet për detajet financiare të transferimit prej 57.1 milionë eurosh, pas një ankese nga Jordi Cases.

Rosell shpresoi se ankesa nuk do të merrej parasysh, por hetimi ka nxjerrë parregullsi në marrëveshjen e arritur dhe prokurori i Gjykatës së Lartë ka kërkuar që të dorëzohen dokumente tjera kontraktuale teksa rasti vazhdon të hetohet.

Prokurori Jose Perals ka kërkuar që auditorët e Barcelonës të shfaqin dëshmi për hetimin se ku kanë shkuar 40 milionë euro të cilat nuk i shkuan Santosit (klubi brazilian për një pjesë të kartonit ka pasur të drejtën e vetëm 17.1 milionë eurove).

“Kontratat që janë nënshkruar mes palëve nuk korrespondojnë në asnjë moment me atë që është specifikuar brenda tyre. Kontratat e nënshkruara mund të jenë të rrejshme për të t’iu ikur disa procedurave të pagesës”, ka thënë prokurori gjatë të premtës.

Barcelona vazhdon të mohojë të ketë bërë ndonjë gabim në këtë transfer edhe pse katalanasit nuk dinë të precizojnë se kush i mori ato para.

Në ndërkohë, një prej pronarëve të palës së tretë të pëfshirë në kartonin e Neymar, rrjeti i supermarketeve DIS, pohojnë se kanë marrë vetëm një përqindje të vogël të asaj që Barcelona i detyrohet nga marrëveshja.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *