Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Digjet shtëpi në fshatin Negotinë (VIDEO)

Kronika e zezë: Digjet shtëpi në fshatin Negotinë (VIDEO)

Tetovë, 24 janar – Nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se në fshatin Negotinë është djegur një shtëpi rasti ka ndoshur kur 7 vjeçari ka qenë duke lozur me shkrepsë në dhomën e gjumit.

– Djali 7 vjeçar ndez shtëpinë me shkrepsë

Djali 7 vjeçar duke lozur me shkrepë ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e 34 vjeçarit M.M nga fshati Negotinë. Sipas policisë së Tetovës rasti ka ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 18.30, kur 7 vjeçari ka qenë duke lozur me shkrepsë në dhomën e gjumit. “Fillimisht ai ka ndezur krevatin dhe më pas zjarri është përhapur në hapësirat tjera. Me intervenimin e familjarëve dhe të afërmve zjarri shpejtë është lokalizuar dhe është evituar dëmi më i madh material. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rast” njofton policia e Tetovës.

Konfiskohen pajisje elektrike të vjedhura

Aparate të ndryshme elektrike, pajisje për amvisëri dhe sende të tjera me vlerë janë konfiskuar nga ana e policisë së Tetovës gjatë dy javëve të kaluara në objekte të ndryshme në Tetovë dhe rethinë.Për këta pajisje dyshohet se janë vjedhur në të kaluarën nëpër shtëpi private dhe objekte tjera banimi. Policia e Tetovës ka apeluar deri tek qytetarët e Tetovës tek të cilët është kryer vjedhje që nga dita e hënë do të mund të shkojnë në stacionin policor që të identifikojnë pajisjet e tyre duke filluar nga ora 10.00.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *