Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Gropojnë manastirin dhe hasin në eshtra të njeriut (VIDEO:)

Kronika e zezë: Gropojnë manastirin dhe hasin në eshtra të njeriut (VIDEO:)

Tetovë, 29 janar – Në brendinë e Manastirit të vjetër “Shën Atanasija” në fshatin Leshkë të komunës së Tearcës persona të panjohur kanë gërmuar dy gropa.

– Sulmohet dhe plaçkitet një banorë i Drenovecit

Është sulmuar fizikisht 56 vjecari D.V nga lagja Drenovec. Sipas rrëfimit të tij të martën rreth orës 17.00, persona të panjohur e kanë sulmuar në rrugën 135 në Tetovë.” Njëri nga sulmuesit i ka kërkuar para 56 vjeçarit në ndërkohë personat tjerë janë vërsulur ndaj tij dhe nga xhepi i xhaketës i kanë marrë rreth 2700 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të stadiumit të qytetit në Tetovë.Ndërkaq personi D.V me lëndime të dukshme në fytyrë ka denoncuar lajmin në stacioni policor në Tetovë”, njoftojnë nga SPB-ja e Tetovës. Policia e Tetovës bëri të ditur se punohet në zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.

– Gropojnë manastirin dhe hasin në eshtra të njeriut

Në brendinë e Manastirit të vjetër “Shën Atanasija” në fshatin Leshkë të komunës së Tearcës persona të panjohur kanë gërmuar dy gropa. Gropat e hapura janë vërejtur nga përfaqësues të këtij manastiri të cilët kanë njoftuar policinë. “Në njërën prej gropave është vërtetuar se ka pasur eshtra të njeriut ndërsa në vendngjarje kanë dalur ekipet e SPB-së nga Tetova dhe mjeku nga mjekësia ligjore të cilët kanë kryer hetime dhe kanë fotodokumentuar vendin, kurse eshtrat janë marrë për analizë të mëtejshme”, informojnë nga Policia e Tetovës, prej nga theksojnë se punojnë në zbardhjen e rastit dhe arsyet e hapjes së këtyre dy gropave në këtë objekt fetar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *