Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Lëndohen shtatë persona në aksidentin që ndodhi në rrugën Tetovë-Trebosh (VIDEO)

Kronika e zezë: Lëndohen shtatë persona në aksidentin që ndodhi në rrugën Tetovë-Trebosh (VIDEO)

Tetovë, 28 janar – Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë njofton se janë vjedhur 1.000 litra naftë nga shkolla fillore Samir Frashëri në fshatin Pirok.

– Vidhen 1.000 litra naftë nga shkolla fillore Samir Frashëri në fshatin Pirok.

Vjedhje e rëndë është regjistruar gjatë uikendit të kaluar në shkollën fillore Sami Frashëri në fshatin Pirok të komunës së Bogovinës. Sipas policisë së Tetovës, persona të panjohur duke përdorur sende të forta fillimisht kanë menjanuar drynin i cili ka qenë i vendosur në kapakun e rezervuarit për naftë dhe më pas me paisje adekuate kanë nxjerrë rreth 1000 litra naftë për ngrohje. Më pas kapakun dhe drynin sërish i kanë vendosur në vendin e vet dhe janë larguar duke mos u hetuar nga askush ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar rreth 59 mijë denarë”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Sipas policisë punohet në zbardhjen e plotë të kësaj vjedhje.

– Lëndohen shtatë persona në aksidentin që ndodhi në rrugën Tetovë-Trebosh

Aksidenti i radhës është rregjistruar në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, ku janë aksidentuar dy vetura të tipit Golf, njëri me targa të huaja i drejtuar nga 35 vjeçari A.F nga Tetova dhe tjetri me targa të Shkupit i drejtuar nga 32 vjeçari B.A poashtu nga Tetova. “Gjatë aksidentit shtatë persona nga dy golfat kanë marrë lëndime trupore dhe me vetura tjera janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës. Gjashtë prej tyre janë ndalur në spital kurse një është lëshuar për kurim shtëpiak. Është bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e këtij aksidenti, ndërsa dëmi është vlerësuar rreth 60 mijë denarë”, informon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

– Vidhet llap top nga vetura Pezho 206 në Tetovë

Persona të panjohur të Hënën pasdite kanë thyer dritaren e derës së pasme të veturës Pezho 206 e cila ka qenë e parkuar në rrugën Video Smilevski Bato në Tetovë, pronë e 52 vjeçarit F.B nga fshati Kamjan i Tetovës. “Pasi kanë thyer dritaren nga karriget e pasme kanë marrë një llap top vlera e të cilët është llogaritur 48 mijë denarë. Pas hetimit janë marrë masa për kapjen e autorëve”, njofton Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *