Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Lëndon shokun me thikë (VIDEO)

Kronika e zezë: Lëndon shokun me thikë (VIDEO)

Tetovë, 31 janar – Nga SPB Tetovë njoftojn se tetovarit i vidhet vetura e firmës dhe për rastin tjetër njoftojn se nxënësi i vitit të parë lëndon shokun me thikë.

– Tetovarit i vjedhin veturën e firmës

Një tetovar ka denoncuar në polici se mes 29 dhe 30 janarit, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e firmës ku ai punonte. “Vetura e tipit passat, pronë e firmës ku punonte 55 vjeçari M.H nga Tetova, ka qenë e parkuar para shtëpisë së tij në rrugën 29 nëntori. Kur pronari ka vërejtur se nuk e ka veturën rastin e ka paraqitur në policinë e Tetovës”, njoftojnë nga SPB-ja e Tetovës. Dëmi është vlerësuar rreth 90 mijë denarë, ndërsa polica punon në kapjen e autorëve.

– Lëndon shokun me thikë

Tetovë, 31 janar- Një 15 vjeçar nxënës i vitit të parë në shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçevski” në Tetovë të enjten ka marrë plagë në këmbën e majtë të shkaktuara me thikë. “Duke u kthyer nga pushimi së bashku me tre shokë, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar që ta hap, por nuk ka patyr sukses dhe sipas rrëfimit të tyre, të njejtën e ka hedhur poshtë. Thika ka devijuar dhe e ka goditur në këmbë 15 vjeçarin. Më pas i njejti është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është lëshuar për kurim shtëpiak”, njofton policia e Tetovës. Policia ka bërë të ditur se ka biseduar me katër nxënësit, është gjetur thika dhe do të analizohet. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *