Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Regjistrohen 2 vjedhje në Pollog (VIDEO)

Kronika e zezë: Regjistrohen 2 vjedhje në Pollog (VIDEO)

14 janar – Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mes datës 13 dhe 14 të këtij muaji jan realizuar dy vjedhje të rënda.

– Persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë mes datës 13 dhe 14 të këtij muaji në depon e 41 vjecarit A.Z nga fshati Pallçishti, depoja gjendet në rrugën regjionale Tetovë – Trebosh. Hajnat me forcë kanë hapur derën e improvizuar prej metali dhe nga aty kanë marrë 50 metra katror pllaka dhe 160 pllaka tjera dekorative dhe pa u vërejtur nga askush kanë lëshuar vendin njofton Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Dëmi matërial sipas pronarit A.Z kap vlerën rreth 120 mijë denar. Policia bën të ditur se është kryer hetim dhe do të merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

***********

39 vjecari nga Gostivari M.S dje ka denoncuar vjedhje në zyrën e taksi kompanisë “Beverli Hills” në rrugën “Beliçica”. Vjedhësit e kanë gjetur çelësin e hyrjes të fshehur nën tepih para dere, pas bastisjes së plotë të vendit kanë marrë 60 mije denar. Sipas policis është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit njoftojnë nga policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *