Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë (VIDEO)

Kronika e zezë (VIDEO)

23 janar – Nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se natën e mes 21 dhe 22 janarit janë kryer 3 vjedheje dhe 3 konsumime barnash.

– Mes datës 6 dhe 22 të këtij muaji persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e 46 vjecarit Xh.B në fshatin Turqan i vogël në Gostivar i cili përkohësisht punon jashtë shtetit njoftojnë nga SPB Tetovë. Hajnat me forcë kanë hapur dritaren dhe kanë kontrolluar në tërësi shtëpinë nga ku kanë marrë televizor, pajisje tjera elektrike si dhe stoli femrash dhe kozmetikë. Nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se është kryer hetim dhe punohet në vlerësimin e dëmit material dhe zbardhjen e plotë të rastit.

– Vjedhje është regjistruar edhe në fshatin Çellopek mes datës 15 dhe 22 të këtij muaji në shtëpinë e S.S që gjithashtu punon jashtë shtetit njofton policia e Tetovës. Hajnat me forcë kanë hapur dritaren dhe kanë marrë pajisje të ndryshme elektrike, 50 kilogram misër dhe pa u vërejtur nga askush kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit njoftojnë nga SPB Tetovë.

– Mes datës 21 dhe 22 të këtij muaji është kryer vjedhje në objektin “Nuro Komerc” që gjendet afër tregut të gjelbërt në Tetovë pronë e M.Z 43 vjecar nga fshati Kamjan njoftojnë nga SPB Tetovë. Hajnat me forcë kanë hapur derën dhe kanë marrë 4000 denarë dhe një sasi të konsiderueshme djathi. Nga SPB Tetovë njoftojnë se është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e rastit.

– Mbrëmë në spitalin klinik të Tetovës është sjellë 26 vjecarja E.H.P nga fshati Vrapçisht e cila ka konsumuar një sasi të konsiderueshme tabletash njoftojnë nga policia e Tetovës. Pas dhënies së ndihmës mjekësore pacientja është dërguar në klinikën për toksikologji në Shkup bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.

– Dje rreth orës 4 në spitalin klinik të Gostivarit është dërguar 17 vjecarja nga Gostivari e cila ka konsumuar sasi të konsiderueshme tabletash. Pas dhënies së ndihmës mjekësore pacientja është lëshuar për kurim shtëpiak njofon SPB Tetovë. Disa orë më vonë në urgjencën e spitalit është dërguar 16 vjecarja e cila poashtu është helmuar pasi kishte konsumuar tableta të ndryshme. Në rastin e parë shkak i helmimit ka qenë dashuria ndërsa në të dytin probleme shkollore njoftojnë nga policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *