Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë (VIDEO)

Kronika e zezë (VIDEO)

30 janar – Mbrëm rreth orës 01:20 minuta është hapur zjarr në shtëpinë e 55 vjecarit I.A. në rrugën ‘Gjorce Petrov’ në Tetovë njofton policia e Tetovës.

– Vjedhje në një butik

Mes datës 28 dhe 29 të këtij nuaji persona të panjohur kanë bastisur një butik në Tetovë pronë e 37 vjecarit A.SH. nga Tetova njofton policia e Tetovës. Hajnat pasi e kanë hapur me forcë derën e hyrjes nga objekti kanë marrë 35 lloje të ndryshme të veshjeve për femra dhe pa u vërejtur nga askush kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Sipas pronarit të objektit dëmi material është vlerësuar rreth 300 mijë denar. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve, njofton policia e Tetovës.

– Vjedhje në shkollën fillore “Pashko Vasa” në fshatin Çiflik të Tetovës

Dje është denoncuar vjedhje në shkollën fillore Pashko Vasa në fshatin Çiflik të Tetovës nga ku janë marrë 2 laptop dhe një mbushës njofton policia e Tetovës. Vjedhja është kryer mes natës 28 dhe 29 ndërsa hajnat fillimisht kanë thyer derën dhe më pas me forcë kanë hapur një kasafortë prej metali nga ku kanë marrë 2 laptop dhe nga dritarja pa u vërejtur nga askush kanë ikur në drejtim të panjohur. Zyrtarë policor në stacionin policor në Grupcin kanë zbuluar autorët e këtij rasti ku bëhej fjalë për 15 vjecarin nga fshati Çiflik i cili është marrë në pyetje në stacionin policor ndërsa sendet e vjedhura janë kthyer përsëri në shkollë. Kundër të miturit do të ngrihet padi adekuate njofton policia e Tetovës.

– Digjet shtëpi në rrugën ‘Gjorce Petrov’ në Tetovë

Mbrëm rreth orës 01:20 minuta është hapur zjarr në shtëpinë e 55 vjecarit I.A në rrugën ‘Gjorce Petrov’ në Tetovë njofton policia e Tetovës. Zjarri fillimisht është hapur në korridor dhe më pas është përhapur edhe në brendi të shtëpisë. Me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës zjarri është lokalizuar ndërsa sipas pronarit dëmi i llogaritur material arrin 300 mijë denar. Është kryer hetim dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth kësaj fatkeqësie bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.

– Helmohet 50 vjeçarja duke konsumuar sasi të konsiderueshme tabletash

Dje rreth orës 3 e 20 minuta në spitalin klinik të Gostivarit është sjellur 50 vjecarja nga Gostivarit e cila ka konsumuar sasi të konsiderueshme tabletash. Shkak i helmimit kanë qenë problemet financiare, ndërsa pas dhënies së ndihmës mjekësore 50 vjecarja është lëshuar për kurim shtëpiak njofton policia e Tetovës.

– Thyhen dritaret e shkollës ‘Skëdërbeu’ në fshatin Xhepcisht

Mes datës 20 dhe 29 të këtij muaji persona të panjohur kanë thyer 7 dritare dhe 2 dyer në objektin e vjetër të shkollës ‘Skëdërbeu’ në fshatin Xhepcisht të Tetovës njofton policia e Tetovës. Rastin e kanë paraqitur dje në polici përfaqësues të shkollës ndërsa dëmi i llogaritur material kap vlerën 30 mijë denar. Është kryer hetim, vendi është fotodokumentuar ndërsa punohet në kapjen e autorëve thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *