Home / Lajme / Maqedoni / Kurti: Qytetarët e Maqedonis të diskriminuar (VIDEO)

Kurti: Qytetarët e Maqedonis të diskriminuar (VIDEO)

Prishtinë, 09 janar – “Me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët në Maqedoni do ta kenë adresën e vërtetë kombëtare në Republikën e Kosovës për nevojat dhe aspiratat e tyre” thotë Kurti.

Shqiptarët e Maqedonisë do ta mbajnë mend vitin 2013 për zgjedhjet lokale dhe për përmendoren e car Dushanit. Kështu vlerëson Lideri i Lëvizjes VETVENDOSJE Albin Kurt në një intervistë për Gazetën Lajm të Shkupit. “Shqiptarët në Maqedoni kontribuuan aq shumë edhe për pavarësinë e Shqipërisë para më shumë se një shekulli, edhe për çlirimin e Kosovës para më shumë se 14 vjetësh, edhe për pavarësinë e Kosovës para më shumë se gjashtë vjetësh. Mirëpo, ata e paguan çmimin më të lartë e më të rëndë sepse mbetën edhe jashtë Shqipërisë së pavarur edhe jashtë Kosovës së pavarur. Sot, shqiptarët në Maqedoni, ndonëse jetojnë në trojet e tyre autoktone, janë të shtypur politikisht e të shfrytëzuar ekonomikisht, mbase edhe më keq sesa në kohën e Jugosllavisë. Qeveria Gruevski jo që nuk i do shqiptarët por i urren ata – ajo është nacional-shoviniste. Shqiptarët në Maqedoni duhet të organizohen dhe ta thonë fjalën e tyre. Ata janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe e bashkimit kombëtar. Bashkimi kombëtar jo vetëm që është më i madh sesa Shqipëria dhe më i madh sesa Kosova, por është më i madh edhe sesa këto të dyja marrë së bashku” shprehet Kurti. Sa i përket pozitës aktuale të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe pozitës së subjektit politik shqiptar në Qeveri, kurti me përgjigje: “Diskriminimi i shqiptarëve është dukuri e përditshme në Maqedoni si në politikë dhe kulturë, po ashtu edhe në socio-ekonomi. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë NË Maqedoni sa janë NËN Maqedoni. Për shqiptarët nuk ka as liri e as barazi, pra as drejtësi, sikurse për maqedonasit. Nëpër institucionet shtetërore dhe në ndërmarrjet publike shqiptarët janë të nënpërfaqësuar gjithandej. Edhe sipas regjistrimit të popullsisë që nuk ishte korrekt ndaj shqiptarëve, ata përbëjnë më shumë se çerekun e popullsisë, por vetëm çdo i dhjeti prej tyre është i inkuadruar në punë shteti. Ky kontrast është edhe më i theksuar te vendet udhëheqëse e pozitat drejtuese. Shqiptarët duhet të organizohen politikisht dhe institucionalisht për t’i mbrojtur të drejtat e tyre e për ta shprehur vullnetin e tyre. Ata duhet të jenë më aktivë dhe ta kritikojnë më shpesh e më zëshëm edhe Tiranën zyrtare edhe Prishtinën zyrtare për mbështetjen e munguar. Në anën tjetër, nuk po duket që me pjesëmarrjen e partisë politike shqiptare në Qeveri po ia vlen barra qiranë për shqiptarët. Legjitimiteti ndërkombëtar por edhe i brendshëm që po e fiton Qeveria Gruevski përmes pjesëmarrjes së partive shqiptare në qeverinë e tij, nuk po i shpaguhet popullit shqiptar. Përkundrazi”. Kurti poashtu vlerëson se shqiptarët në Maqedoni duhet të ndihmohen e përkrahen nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Kjo nuk është thjesht çështje e së drejtës së Tiranës e Prishtinës zyrtare por e obligimit të tyre thot kai për të shtuar: “Me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët në Maqedoni do ta kenë adresën e vërtetë kombëtare në Republikën e Kosovës për nevojat dhe aspiratat e tyre”.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *