Home / Sport / Kush do të fitojë Topin e Artë?

Kush do të fitojë Topin e Artë?

Fituesi i çmimit “Topi i Artë” do të bëhet i ditur nesër në ceremoninë që do të mbahet në Zurich.

Franck Ribery padyshim se ishte lojtari më i suksesshëm nga tre finalistët sepse udhëhoqi Bayern Munich drejtë tripletës historike në vitin 2013. Pas këtij suksesi ai fitoi European Supercup dhe i ndihmoi Francës që të kualifikohet për Kampionatin Botëror që mbahet sivjet.Pretendenti i dytë, Cristiano Ronaldo përfundoi sezonin pa asnjë trofe, por kjo nuk e ndali portugezin nga sukseset e tij individuale derisa shënoi gola në gjitha garat, duke i ndihmuar kombëtares që të kualifikohet në Kupën e Botës me hat-trickun e tij sensacional kundër Suedisë.Pas Riberys që fitoi tre trofe, vjen Messi i cili me golat e tij i ndihmoi Barcelonës që të fitojë titullin e ligës dhe Superkupën spanjolle. Argjentinasi mund të ketë munguar në muajt e fundit të vitit shkaku i lëndimit por ai kishte një sezon fantastik më 2013-n.Fituesi i çmimit “Topi i Artë” do të bëhet i ditur nesër në ceremoninë që do të mbahet në Zurich.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *