Home / Sport / Lamtumirë Eusebio, 3 ditë zi në Portugali 

Lamtumirë Eusebio, 3 ditë zi në Portugali 

Qindra-mijëra tifozë kanë bërë homazhe mbi trupin e pajetë të legjendës së futbollit portugez Eusebio i cili ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 71-vjecare.  

Për nder të tij qeveria portugeze shpalli 3 ditë zi kombëtare, gjë e cila i dha mundësinë tifozëve portugezë, dhe jo vetëm të vërshonin drejt stadiumit Luz në Benfikë, aty ku ishte vendosur trupi i pajetë i Eusebios. Eusebio u shpall futbollisti më i mirë në Europë në vitin 1965, ka fituar Kupën e Europës me Benfikën në vitin 1962, ndërkohë që ka luajtur 64 me fanelën e kombëtares portugeze dhe ka shënuar 41 gola, rekord ky i paprekur për rreth 2 dekada. (Në foto homazhet në stadium dhe në bashkinë e Lisbonës) .

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *