Home / Sport / Largohet skauti i famshëm i Milanit

Largohet skauti i famshëm i Milanit

Lajmin e ka dhënë shoqëria kuqezi nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të internetit.

Pas shumë zërave, tashmë vjen edhe zyrtarizimi: Ariedo Braida largohet nga Milani. Lajmin e ka dhënë shoqëria kuqezi nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të internetit.“Ka qenë një bashkëpunëtor shumë i vlefshëm për një kohë shumë të gjatë dhe rezultatet prestigjioze të arritura nga skuadra duhet t’i shkojnë edhe punës së tij të rëndësishme”, shkruan klubi italian që tashmë ka nisur një ndryshim rrënjësor në drejtimin e tij.“Ka qenë i pari që ka vëzhguar futbollistë si Marco Van Basten dhe Andriy Shevchenko dhe falë këshillave të tij, ata veshën fanelën kuqezi. Braida ka qenë i rëndësishëm edhe në tratativa të vështira, si në rastin e blerjes së Kaka’ dhe Thiago Silva. Ka qenë më shumë se një drejtor i përgjithshëm, ka qenë një prezencë e fortë që i ka dhënë siguri skuadrës”, lexohet në komunikatë.“Ariedo, faleminderit për këto 28 vite të mbushura me suksese”, përfundon komunikata e Milanit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *