Home / Lajme / Maqedoni / Largohet tabela e Shën Ilijës nga Kodra e Diellit (VIDEO)

Largohet tabela e Shën Ilijës nga Kodra e Diellit (VIDEO)

Tetovë, 23 janar – Persona të panjohur ditë më parë kanë larguar nga vendi i saj, tabelën me emrin “Sveti Ilija” tek teleferiku me dy ulëse në Kodrën e Diellit.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Sektori i Punëve të Brendëshme në Tetovë, me çka zëdhënësi i saj Marijan Josifoski, për Televizionin Koha deklaroi se rasti është paraqitur sot në SPB-në e Tetovës, por nuk ka të dhëna se kurë është hjek tabela dhe kush e ka hek atë.

Rastin e ka lajmëruar një përfaqësues i kompanisë ELEM.

Ekipi i Televizionit Koha ka vizituar sot Kodrën e Diellit për të konfirmuar ngjarjen dhe për të kërkuar nga drejtuesit e Kodrës së Diellit sqarim mbi rastin në fjalë, por sikurse edhe herrave tjera, të dy drejtorët nuk kanë pranuar që të dalin para kamerave, nën arsyetimin se e kanë të ndaluar prononcimin nga ana e Kompanisë ELEM.

Edhe pse largimi i kësaj tabele është bërë në mënyrë të paligjshme, megjithatë kreu i Shoqatës për Bashkëjetesë “Zgjate Dorën” e ka përshëndetur një akt të këtillë.

“ Sot e verifikuam edhe atë se me të vërtetë janë larguar tabelat kontestuese që ne i kontestuam para organeve të pushtetit lokal, dhe na gëzon fakti se pushteti lokal i plotësoi kërkesat e qytetarëve me qëllim që qytetarët mos i marrin të drejtat e veta përmes protestave sepse nuk ka hije për një shoqëri e cila duhet të sendërtohet.
Nëse ndodh që të përsëritet ajo e vjetra protestat janë gati dhe poashtu i falenderoj qytetarët që dhanë një përkrahje për të dalë në protesta.”

Nga Sektori i Punëve të Brendëshme në Tetovë, kanë paralajmëruar më shumë detaje për ditët në vijim, gjegjësisht pasi të bëhet hetimi i tërësishëm.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *