Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani takohet me krerët e CDU-së

Lazim Destani takohet me krerët e CDU-së

19 janar-Njëri ndër ta është edhe biznesmeni i njohur nga Tetova, Lazim Destani, me banim të përhershëm në Dusseldorf, reputacioni i të cilit u ka rënë në sy edhe personaliteteve e institucionev gjermane. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ai shpesh është përfshi në axhendat e takimeve e vizitave të shumta si në Gjermani, ashtu edhe në forumet e ndryshme botërore.

Në Perendim imazhi i shqiptarëve gradualisht po ndryshon në favor të tyre. Janë vetë shqiptarët ata të cilët me punën dhe sukseset e tyre po i bindin vendorët për vlerat që i kanë, si popull dhe si individ. Kjo ka ndikuar që miqësitë direkte në mes të gjermanëve, amerikanëve, anglezëve dhe njerëzve tanë në Perendim të jenë në favor të faktorizimit gjithnjë e më të madh të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Njëri ndër ta është edhe biznesmeni i njohur nga Tetova, Lazim Destani, me banim të përhershëm në Dusseldorf, reputacioni i të cilit u ka rënë në sy edhe personaliteteve e institucionev gjermane. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ai shpesh është përfshi në axhendat e takimeve e vizitave të shumta si në Gjermani, ashtu edhe në forumet e ndryshme botërore.
Pikërisht për këtë ai ishte i ftuar edhe në kuvendin vjetor të partisë CDU për Republikën e Nord Westfalenit (NRW), që u mbajt në Dusseldorf të Gjermanisë. Z.Destani pati një sërë takimesh të rëndësishme me disa anëtarë të kryesisë së Partisë Kristian Demokrate (CDU), sikurse ishte z. Armin Laschet, kryetar i CDU-së për Republikën e Nord Westaflis, z.Bodo Löttegen sekretar gjeneral i CDU-s ë për NRW si dhe me Dr. Theo Waigel i cili njihet edhe si njëri ndër ish-ministrat më të suksesshëm të qeverisë së Helmut Kohl-it dhe gjithashtu edhe si babai i monedhës Euro

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *