Home / Sport / Lazio kërkon Xhemailin

Lazio kërkon Xhemailin

Sipas të përditshmes italiane ‘Il Roma’, skuadra romake ka trokitur në dyert e Napolit, për ta kërkuar Blerim Xhemajlin.

Pas Lorik Canës, Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, Lazios mund t’i bashkohet edhe shqiptari i katërt, Blerim Xhemajli.Sipas të përditshmes italiane ‘Il Roma’, skuadra romake ka trokitur në dyert e Napolit, për ta kërkuar Blerim Xhemajlin.Mesfushori shqiptar është ‘ngulfatur’ nga konkurrenca në Napoli, mbi të gjitha pas arritjes së përforcimit të ri, Jorginho, por s’duhet harruar as përfaqësuesit tjerë zviceranë, Inler dhe Behrami.Për këtë, presidenti Aurelio De Laurentiis mund të vendosë që ta shesë apo huazojë Xhemajlin, i cili e synon një vend në Përfaqësuesen e Zvicrës në Botërorin ‘Brazil 2014’ dhe ka nevojë për të luajtur në vazhdimësi.Igli Tare duket se e ka nisur një ofanzivë, për ta bindur 27 vjeçarin t’u bashkohet bashkëkombësve në kryeqytetin italian. Përpos Lazios, interesim për futbollistin shqiptar ka shprehur edhe Milanit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *