Home / Lajme / Rajon / Lëndohet një student

Lëndohet një student

28 janar- Në këto çaste dera e Rektoratit është liruar, mirëpo studentët nuk po largohen dhe po vazhdojnë të qëndrojnë pranë rrethojave të Rektoratit.

Një studentë është lënduar, ndërkaq para Rektoratit ka arritur ambulanca dhe po i jepet ndihma studentit të lënduar.

Në këto çaste dera e Rektoratit është liruar, mirëpo studentët nuk po largohen dhe po vazhdojnë të qëndrojnë pranë rrethojave të Rektoratit.

Policia e Kosovës është duke i larguar me dhunë studentët para Rektoratit

Në këto çaste ka ndërhyrë policia speciale, për të zhbllokuar Rektoratin e UP “Hasan Prishtina”.

Gazetarja Anita Kadriu, nga vendi i ngjarjes raporton për arrestimin e protestuesve, ndërsa aksioni i policisë po vazhdon. Policia ka përdorur forcën pas thirrjeve që protestuesit të zhbllokonin Rektoratin.

Studentët nuk e kishin paralajmëruar protestën.

Bllokohet Rektorati, studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit

Punonjësit e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” s’kanë mundur sot të hyjnë zyrat e tyre.

Rektoratin e kanë bllokuar studentët, të cilët me pankarta kërkojnë dorëheqjen e rektorit, këto ditë të përfolur jo vetëm nëpër medie për mungesë aftësish shkencore.

Pankartat, por edhe brohoritjet e disa dhjetëra studentëve, të organizuar nga Organizata Studentore për Barazi SKV – “Studim, Kritikë, Veprim”, pastaj Klubi i Studentëve dhe Studentët e Ulqinit në UP kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi. “Ibrahim hup!”, shkruan në njërën nga pankartat, kurse në të tjerat “UPrish”, Rektor 0 (zero) punim shkencor”.

Nga vendi i ngjarjes, para Rektoratit të UP-së, raportohet se kanë filluar të arrijnë përforcime policore, që është shenjë se policia mund të ndërhyjë për zhbllokimin e tij. /koha/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *