Home / Lajme / Rajon / Lirohet dhe pastaj arrestohet te dera e burgut Lirim Jakupi (VIDEO)

Lirohet dhe pastaj arrestohet te dera e burgut Lirim Jakupi (VIDEO)

14 janar- Pritjet e familjarëve dhe miqve të tij paraditen e së premtes para burgut të Dubravës kanë qenë të kota, ngase me të dalë nga dera e burgut, Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.

Ish-luftëtari i UÇK-ve dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi u arrestua nga policia e EULEX-it në Kosovë për vepra të kryera në Maqedoni.

Ai edhe pse i ka mbajtur gjashtë vjet burgim dhe pas përfundimit të dënimit, Lirim Jakupi i njohur si “Nacisti”, nuk është lejuar që të shijojë lirinë.

Pritjet e familjarëve dhe miqve të tij paraditen e së premtes para burgut të Dubravës kanë qenë të kota, ngase me të dalë nga dera e burgut, Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.

Autoritetet e Maqedonisë gjatë kohë kishin të aktivizuar fletëarresin për Jakupin, me akuzat për përfshirjen në grupin e Kondovës bashkë me Agim Krasniqin në vitin 2004, si dhe për përfshirjen në grupin e armatosur në Brodec në vitin 2007.

Jakupi për përfshirje në ngjarjet e Shkupit dhe Brodecit ishte arratisur nga burgu i Dubravës, mirëpo ai u arrestua sërish në vitin 2010 për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *