Home / Lajme / Maqedoni / Majori Saiti nga Gostivari u shpall qytetar nderi i qytetit amerikan Livenuorth

Majori Saiti nga Gostivari u shpall qytetar nderi i qytetit amerikan Livenuorth

18 Janar… Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Komunën e qytetit të Livenuorth para shumë oficerëve të lartë Amerikanë dhe ndërkombëtarë si edhe përfaqësues të lartë të Komunës së Livenuorthit.

Cmimi është ndarë nga ana e kryetares së qytetit, Laura Janas Gasbarre. Ky çmim për Saitin ka një peshë të madhe, nga fakti se vlerësohet përkushtimi, sjellja dhe puna e treguar gjatë qëndrimit të tij në SHBA.

“Për mua ky çmim është një kënaqësi e veçantë pasi kontributi që jam duke dhënë në kolegj ka ra në sy dhe është vlerësuar. Ky çmim fiton në peshë edhe nga fakti se i ndahet një shtetasi të huaj”- theksoi major Mentor Saiti.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Komunën e qytetit të Livenuorth para shumë oficerëve të lartë Amerikanë dhe ndërkombëtarë si edhe përfaqësues të lartë të Komunës së Livenuorthit.

Mentor Saiti ndodhet në shkollim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej qershorit të vitit 2013, njëherazi është në gradën e majorit dhe ushtron detyrën e oficerit për operacione speciale në Shtabin e Batalionit të Renxherave në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *