Home / Lajme / Maqedoni / mbasadat e përbashkëta ulin shpenzimet

mbasadat e përbashkëta ulin shpenzimet

5 janar-Edhe VMRO-Popullore ka reaguar ndaj kësaj ideje e cila përkujton se VMRO-DPMNE-ja e viteve të 90 ka luftuar për ambasada personale ndërsa VMRO-DPMNE e sotme lufton që t’i shkatërroj ato. Pikërisht për këtë qëllim dhe veprimeve tjera që lidhen me historinë serbe, nga VMRO-Popullore propozojnë që të bashkohen edhe ministrit e jashtme. Ideja e ambasadave të përbashkëta u shpalos ditë më parë nga diplomati serb Ivan Mrkiq

Thellohet edhe më tepër bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Serbisë. Shkupi dhe Beogradi janë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshje e cila do të mundësonte që dy vendet të kenë përfaqësi të përbashkëta diplomatike. Kryeministri Gruevski tha sot se ideja nuk vjen nga Serbia por është e përbashkët. Sipas tij bisedat për këtë ide tashmë një kohë të gjatë po i realizon shefi i diplomacisë Nikolla Poposki. Por Gruevski thotë se ideja e përfaqësive të përbashkëta diplomatike është kursimi i hapësirës e jo diplomaci e përbashkët.

“Ideja nuk është që të kemi diplomaci të përbashkët por të shfrytëzojmë hapësirat e njëjta. Kuptohet se misionet tona diplomatike do të jenë të ndara dhe ato nuk do të veprojnë bashkërisht por ndaras. Por për shkak të kursimit të mjeteve financiare për qira ideja është që diku ku ne kemi hapësira më të mëdha të ambasadave tu mundësojmë qasje përfaqësuesve diplomatik të shteteve tjera ndërsa diku tjetër ata të na mundësojnë qasje neve. Ashtu që edhe në shtetet ku tani nuk kemi përfaqësi diplomatike t’i kemi ose diku t’i ulim harxhimet me atë që do të shfrytëzojmë hapësirën e dikujt tjetër që paguan apo e ka blerë hapësirën”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Edhe VMRO-Popullore ka reaguar ndaj kësaj ideje e cila përkujton se VMRO-DPMNE-ja e viteve të 90 ka luftuar për ambasada personale ndërsa VMRO-DPMNE e sotme lufton që t’i shkatërroj ato. Pikërisht për këtë qëllim dhe veprimeve tjera që lidhen me historinë serbe, nga VMRO-Popullore propozojnë që të bashkohen edhe ministrit e jashtme. Ideja e ambasadave të përbashkëta u shpalos ditë më parë nga diplomati serb Ivan Mrkiq. Që Maqedonia dhe Serbia kanë thelluar bashkëpunimin në periudhën e fundit dëshmon edhe hapja e zyrës së përbashkët të policisë në kalimin kufitar Tabanoc, të cilën e përuruan kryeministri serb Ivica Daçiq dhe ministrja e brendshme e Maqedonisë Jankullovska. Pastaj edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive që u mbajt në qershor të vitit të kaluar në Beograd. Ndërsa një bashkëpunim i kësaj natyre mungon me Shqipërinë dhe Kosovën, edhe pse zyrtarët shqiptarë në Maqedoni thonë se kanë gatishmëri për një gjë të tillë, por gjithçka mbaron vetëm tek gatishmëria dhe jo realizimi. (ALSAT-M)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *