Home / Lajme / Rajon / Mbledhja e qeverive Rama-Thaçi, një skicë e arkitektuar nga Arbën Xhaferri

Mbledhja e qeverive Rama-Thaçi, një skicë e arkitektuar nga Arbën Xhaferri

Kjo ide dhe kjo skicë e Xhaferrit u nxit dhe nga një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Xhaferrit për këtë projekt, Mentor Nazarko. Doktrina e skicës u përcoll në vite dhe u amplifikua në disa takime të posaçme dhe konferenca të cilat janë nxitur dhe organizuar kryesisht nga Nazarko. Ky i fundit është dhe një ndër këshilltarët kryesorë të Behgjet Pacollit në Kosovë.

Mediat në Tiranë shkruajnë se mbledhja e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë si pikëreferimi platformën e quajtur “Skicë për mbrothësinë e përbashkët” të Arbën Xhaferrit.

Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të takohen të shtunën së bashku me stafet e tyre ministrore në Prizren. Një takim në dukje “simbolik” shprehje e bashkëpunimit normal mes dy qeverive, por që realisht është një etapë, një hap konkret drejt realizimit të një platforme, e cila është skicuar nga dijetari dhe publicisti shqiptaro maqedonas Arbën Xhaferri në vitin 2007. Ai punoi dorëshkrimin e kësaj platforme të quajtur “Skicë për mbrothësinë e përbashkët” duke qenë i pari që hodhi në formë doktrine krijimin e një zone të “Habitadit të bashkuar dhe të organizuar shqiptar”.

Platforma e Xhaferrit parashikonte intensifikimin e bashkëpunimit në nivel politik, biznesi dhe unifikimin e politikave në çështje strategjike. Me pak fjalë u skicua ideja e bashkëjetesës së disa shteteve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar.

Kjo ide dhe kjo skicë e Xhaferrit u nxit dhe nga një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Xhaferrit për këtë projekt, Mentor Nazarko. Doktrina e skicës u përcoll në vite dhe u amplifikua në disa takime të posaçme dhe konferenca të cilat janë nxitur dhe organizuar kryesisht nga Nazarko. Ky i fundit është dhe një ndër këshilltarët kryesorë të Behgjet Pacollit në Kosovë.

Nga ana e tij Pacolli, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, dy vite më parë transmetoi qartësisht mesazhet e kësaj platforme gjatë fjalimit që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë. Aq qartë foli Pacolli në fjalimin e tij, sa pak ditë më vonë, studiuesi kosovar Rexhep Qosja, një kundërshtar politik i Pacollit, vlerësoi fjalën e mbajtur prej tij duke lënë të nënkuptohej se i dukej sikur e kishte shkruar vetë atë fjalim. Kur në vitin 2010 partia e çamëve u rikunfigurua nën siglën PDIU(Asokohe partia drejtohej nga trinomi Idrizi-Tahiri-Dojaka) në statutin e kësaj partie u shënua posaçërisht refrimi ndaj doktrinës për Mbrothtësinë.

Në vitin 2012, ka pasur dhe një peticion elektronik ku të gjithë shqiptarët ftoheshin për të firmosur dhe mbështetur aplikimin e kësaj platforme të skicuar nga Xhaferri si doktrinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës. Kësisoj bëhet e qartë se takimi i qeverive Rama-Thaçi, është konkretizim i një vullneti më të hershëm, është një tjetër hap në kuadër të skicës, të doktrinës së hedhur në vitin 2007 nga Arbën Xhaferri. (H.Hasani)

Pikat kryesore të doktrinës së hartuar nga Arbën Xhaferi

I. Përkufizimi

Mbrothësia e Përbashkët është organizatë jo politike vullnetare. Në këtë projekt do të përfshihen shtetet, përkatësisht bashkësitë shqiptare që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

II Qëllimet e themelimit

“Mbrothësia e Përbashkët” është organizatë ndërkombëtare në të cilën do të marrin pjesë bashkësitë shqiptare, mundësisht edhe shtetet ku ata jetojnë pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik. Baza mbi të cilën do të ndërlidhen interesat e përbashkëta ka të bëjë me afirmimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, të drejtat individuale, barazinë, tregtinë e lirë, multilateralizmin dhe paqen në botë.

III Udhëheqja

Udhëheqja e Mbrothësisë duhet të jetë e emëruar(dominuar) me marrëveshje konsensuale ndërmjet anëtarëve të organizatës. Nominimi, pavarësia nga elektorati krijon kushte për marrje të vendimeve të guximshme dhe eliminon vetinë, shpesh herë bllokuese të vardisjes së politikanëve ndaj elektoratit dhe opinionit në përgjithësi. Mbrothësia udhëhiqet nga Sekretariati i Përgjithshëm që ka ingerenca edhe ekzekutive. Sipas shembullit të Commonëelthit, ku udhëheqja simbolike i takon mbretëreshës, si kod bashkues, mund të ofrohet një rol i këtillë edhe oborrit mbretëror shqiptar.

IV Anëtarësimi

Kriteret për anëtarësim në Mbrothësi janë të bazuara në një sërë dokumentesh të veçanta.

V Objektivat dhe aktivitetet

“Mbrothësia…” karakterizohet si organizatë ndërkombëtare që synon t’i zgjidhë problemet me të cilat tash e tutje do të ballafaqohen bashkësitë shqiptare të shkapërderdhura në shumë shtete.

Objektivat kryesorë janë:

Çështjet e identitetit;

Unifikimi i standardeve kombëtare;

Demokracia;

Ekonomia;

Arsimi;

Barazia gjinore;

Shekularizmi;

Të drejtat njerëzore;

Gjyqësori;

Sporti;

Ndërveprimi;

Rinia.

VI Struktura udhëheqëse

Sekretariati i “Mbrothësisë” vendoset në Tiranë ndërkaq degët në kryeqendrat ku jetojnë shqiptarët.

Sekretariati organizon konferenca, takime të ministrave, takime konsultative teknike, e ndihmon zhvillimin e politikave dhe jep këshilla politike, profesionale, harton projekte për tejkalim të vështirësive në përputhje me objektivat e paracaktuara.

Sekretariati udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm i “Mbrothësisë”. Ai mund të ketë vetëm dy mandate me nga 4 v. Sekretari i Përgjithshëm dhe dy zëvendësit e tij i udhëheqin seksionet e Sekretariatit.

Subjektet anëtare të “Mbrothësisë” krijojnë edhe shumë lidhje sekondare në lëmin e sportit, të arsimit, të bamirësisë, etj. Asociacioni i universiteteve të “Mbrothësisë” shërben si mjet për lidhjet (komunikim) akademik(e). Po ashtu, ekzistojnë edhe shoqata të tjera jozyrtare, të cilat ndihmojnë individë që punojnë në fushën e gjyqësorit dhe në institucionet tjera qeveritare, siç janë, shoqata e juristëve dhe shoqata e parlamentaristëve të “Mbrothësisë”.

Në të parë ideja duket sa e guximshme po aq edhe e parealizueshme, por rrugëdalje tjetër nuk ka nëse dëshirojmë t’i vëmë në kontroll proceset që i degjenerojnë kapacitetet tona kombëtare dhe shoqërore në përgjithësi.

Nëse ky propozim të paktën do të nxisë përsiatjen për nevojën e gjetjes së një shtegu të ri që do të na shpijë në nivel më të lartë të organizmit shoqëror, atëherë guximi do të jetë i arsyeshëm. (INA)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *