Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhja e qeverive Rama-Thaçi, një skicë e arkitektuar nga Arbër Xhaferi (VIDEO)

Mbledhja e qeverive Rama-Thaçi, një skicë e arkitektuar nga Arbër Xhaferi (VIDEO)

08 janar – Mediat në Tiranë shkruajnë se mbledhja e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë si pikëreferimi platformën e quajtur “Skicë për mbrothësinë e përbashkët” të Arbër Xhaferrit.

Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të takohen të shtunën së bashku me stafet e tyre ministrore në Prizren. Një takim në dukje “simbolik” shprehje e bashkëpunimit normal mes dy qeverive, por që realisht është një etapë, një hap konkret drejt realizimit të një platforme, e cila është skicuar nga dijetari dhe publicisti shqiptar Arbër Xhaferri në vitin 2007. Ai punoi dorëshkrimin e kësaj platforme të quajtur “Skicë për mbrothësinë e përbashkët” duke qenë i pari që hodhi në formë doktrine krijimin e një zone të “Habitadit të bashkuar dhe të organizuar shqiptar”.Platforma e Xhaferrit parashikonte intensifikimin e bashkëpunimit në nivel politik, biznesi dhe unifikimin e politikave në çështje strategjike. Me pak fjalë u skicua ideja e bashkëjetesës së disa shteteve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar.Kjo ide dhe kjo skicë e Xhaferrit u nxit dhe nga një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Xhaferrit për këtë projekt, Mentor Nazarko. Doktrina e skicës u përcoll në vite dhe u amplifikua në disa takime të posaçme dhe konferenca të cilat janë nxitur dhe organizuar kryesisht nga Nazarko. Ky i fundit është dhe një ndër këshilltarët kryesorë të Behgjet Pacollit në Kosovë.Nga ana e tij Pacolli, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, dy vite më parë transmetoi qartësisht mesazhet e kësaj platforme gjatë fjalimit që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë. Aq qartë foli Pacolli në fjalimin e tij, sa pak ditë më vonë, studiuesi kosovar Rexhep Qosja, një kundërshtar politik i Pacollit, vlerësoi fjalën e mbajtur prej tij duke lënë të nënkuptohej se i dukej sikur e kishte shkruar vetë atë fjalim. Kur në vitin 2010 partia e çamëve u rikunfigurua nën siglën PDIU(Asokohe partia drejtohej nga trinomi Idrizi-Tahiri-Dojaka) në statutin e kësaj partie u shënua posaçërisht refrimi ndaj doktrinës për Mbrothtësinë.Në vitin 2012, ka pasur dhe një peticion elektronik ku të gjithë shqiptarët ftoheshin për të firmosur dhe mbështetur aplikimin e kësaj platforme të skicuar nga Xhaferri si doktrinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës. Kësisoj bëhet e qartë se takimi i qeverive Rama-Thaçi, është konkretizim i një vullneti më të hershëm, është një tjetër hap në kuadër të skicës, të doktrinës së hedhur në vitin 2007 nga Arbër Xhaferri.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *