Home / Lajme / Rajon / Mbledhja Kosovë-Shqipëri, kapitull i ri për shqiptarët

Mbledhja Kosovë-Shqipëri, kapitull i ri për shqiptarët

11 janar – Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë tha se ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën dhe Shqipërinë. Ai tha se është momenti që marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri të avancohen, të afirmohen dhe të materializohen nismat dhe projektet konkrete.

Thaçi duke dhënë një kronologji të ngjarjeve historike, tha se këtë vit do të festohet gjashtëvjetori i pavarësisë, ku përveç të arriturave mbetet ende shumë për tu bërë për rritje ekonomike, për një sistem arsimor e shëndetësor të standardeve evropiane, mirëqenie sociale.

Ai tha se ky takim sot shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin, transmeton Telegrafi.

Thaçi tha se është momenti që marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri të avancohen, të afirmohen dhe të materializohen nismat dhe projektet konkrete.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të ecin drejt një të ardhshme të përbashkët, t’i realizojnë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Thaçi tha se të dy vendet kanë si bosht qendror një aleancë të fortë me SHBA-të.

Kryeministri Thaçi po ashtu përmendi bashkëkombësit në rajon, duke thënë se zotohen se do t’i marrin përgjegjësitë historike që të kujdesen për bashkëkombësit jashtë trojeve të Kosovës e Shqipërisë.

“Takimi Kosovë Shqipëri duhet pranuar që është i vonuar, takimet duhet të jenë më të ngjeshura për të kompensuar kohën e humbur”, u shpreh ndër të tjera, Thaçi

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë me gjithë diferencat i takojnë një kombi, një gjuhe dhe një tradite.

Ai tha se Kosova nga një vend i përgjakur u kthye në një vend që respekton të drejtat e pakicave.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *