Home / Lajme / Maqedoni / Mediat nuk pajtohen me financimin e Agjencionit Filmik (VIDEO)

Mediat nuk pajtohen me financimin e Agjencionit Filmik (VIDEO)

21 janar – Qeveria e Maqedonisë në kohën kur disa mediumeve në emër të reklamave qeveritare ju paguan fatura milionëshe ka future në procedurë parlamentare një propozim ligj në të cilin parashihet që televizionet, agjencionit për veprimtari filmike çdo vit ti paguajnë 0.9 përqind nga bruto të ardhurat vjetore.

Ky propozim ligj ka hasur në shumë reagime nga ana e disa mediumeve elektronike duke kërkuar takim me ministren e kulturës Elizabeta Kamçevska, por si zakonisht e gjithë kjo kalon në heshtje dhe si disa ligje të tjera edhe ky ligj do të marrë dritë jeshile. Një arsye plus kanë mediumet shqiptare sepse agjencioni i filmit vite me radhë anashkalon projektet shqiptare duke finansuar filma me autor maqedonas apo produkcione të huaja kurse në anën tjetër shqiptarët në këtë fond asnjëherë nuk kanë marrë mbi 3 përiqnd të buxhetit të saj vjetor.

Sjellja e ligjeve të reja për mediume, dhe ligjit për veprimtari audiovizuele rëndon edhe më tepër buxhetet e televizioneve komerciale duke favorizuar servisin public apo tre kanalet e MTV-së 1, 2 dhe 3, servise këto që ju kanë shërbyer dhe ju shërbejnë qeverive në maqedoni. Nëse miratohet ky ligj atëherë televizionet përvec 1 përqindshit duhet të paguajnë edhe tre përiqnd shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale, disa përqind industrisë maqedonase të muzikës dhe në total kjo shifër mund të arrijë në 6 përqind nga bruto të hyrat e cdo televizioni që paraqet një shembull pa presedan në botë.

Televizionet shqiptare kanë një arsye më tepër që të reagojnë sepse edhe mjetet e ndara për shoqatat e mbrojtjes së drejtave të autorëve asnjëherë nuk përfundojnë tek autorët shqiptarë siÇ janë këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit. Konkretisht një television i cili gjatë vitit ka bruto të hyra 100 mijë euro një mijë euro duhet ti ndajë për fondin e filmit, 3 mijë euro për shoqatën për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe 2 mijë për industrinë maqedonase të muzikës. Pa marrë parasysh se harxhimet eventuale të atij televizioni mund të kishin qenë edhe më tepër se të hyrat vjetore.

Pra këto të dhëna janë obligative edhe pse televizionet mund të kishin punuar gjatë vitit me humbje ose pa fitim. Ajo që shqetëson mediumet elektronike shqiptare se ata paguajnë për muzikën dhe krijimtarinë filmike kurse paratë e tyre rallë herë shkojnë tek autorët shqiptarë. Në këtë drejtim televizionet kërkojnë ndihmën e përrfaqësuesit shqiptarë në qeveri Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe ndihmëne autorëve shqiptarë që edhe ata të ngrejnë zërin e tyre për të mirën e tyre në ndalimin e sjelljes së këtyre ligjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *