Home / Lajme / Maqedoni / Mediu: Projektet e Shkupit kanë prapavijë gjeopolitike

Mediu: Projektet e Shkupit kanë prapavijë gjeopolitike

22 janar-Çështja është që ky investim u vjen ndesh interesave tona ekonomike, të energjisë, gjeopolitike dhe për më tepër reflektojnë në mënyrë të ndjeshme në popullsinë shqiptare të asaj zone dhe për këtë qeveria shqiptare duhet të jetë e përgatitur nga të gjitha drejtimet”, theksoi ish-ministri shqiptar Mediu

Ish-ministri i mjedisit, Fatmir Mediu deklaroi se projekti i Maqedonisë për ujërat dhe Fushën e Lukovës ka prapavijë gjeopolitike kundër interesave të Shqipërisë.

“Maqedonia po vepron në interesin e saj gjeopolitik, të sigurisë, duke synuar të ndërtojë atë që do dhe pa dyshim për të ndërtuar një komunikim nga Selaniku në Shkup e deri në Beograd përmes Vardarit, për ta bërë atë të lundrueshëm. Çështja është që ky investim u vjen ndesh interesave tona ekonomike, të energjisë, gjeopolitike dhe për më tepër reflektojnë në mënyrë të ndjeshme në popullsinë shqiptare të asaj zone dhe për këtë qeveria shqiptare duhet të jetë e përgatitur nga të gjitha drejtimet”, theksoi ish-ministri shqiptar Mediu në intervistën për Ora News.

Sipas tij, në mënyrë urgjente duhet të kërkojë të nënshkruhet marrëveshja e ujërave, e cila nuk lidhet thjesht me lumin Radika, por një marrëveshje që ka të bëjë me trajtimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të të dyja vendeve apo dhe më në kompleks.

Ai thekson se Qeveria shqiptare në mënyrë urgjente duhet të ndërtojë komisionin e përbashkët të marrëveshjeve të ujërave me Maqedoninë. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *