Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi takon Ilir Metën

Menduh Thaçi takon Ilir Metën

27 janar-Kryetari Meta vuri në dukje rëndësinë e rolit konstruktiv që luan faktori shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se ai është jo vetëm në urë bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një faktor me peshë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi sot një drekë pune me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi me të cilin biseduan rreth zhvillimeve në Maqedoni e rajon, me fokus të veçantë në rolin e faktorit shqiptar në vendin fqinj.

Kryetari Meta vuri në dukje rëndësinë e rolit konstruktiv që luan faktori shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se ai është jo vetëm në urë bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një faktor me peshë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër, Meta shprehu vlerësimin për kontributin e PDSH në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryetari i PDSH Thaçi pasi e njohu kryetarin e Kuvendit Meta mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Maqedoni, shprehu vlerësimin e tij për vëmendjen e vazhdueshme të Kuvendit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe ndaj forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Meta dhe Thaci shkëmbyen mendime gjithashtu mbi problematikën e fundit të Lumit Radika, ku Meta theksoi se shqetësimet e qytetarëve dhe të grupimeve të shoqërisë civile duhen dëgjuar, në mënyrë që çdo plan apo projekt në rajonin tonë në të ardhmen të ndërmerret përmes gjithëpërfshirjes dhe në interes të ndërsjellë të të dy vendeve fqinje dhe mbi të gjitha në të mirë të komuniteteve

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *