Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Transportit emërtoi teleferikun Shën Ilija (VIDEO)

Ministria e Transportit emërtoi teleferikun Shën Ilija (VIDEO)

Tetovë, 14 janar – Emrimi Shën Ilija i pistës së skijimit dhe teleferikut Gee në Kodrën e Diellit, daton që nga viti 1998, dhe aso kohe, sipas dokumentacionit, është vënduar nga Ministria e Transportit, e cila ka menaxhuar me pikën turistike dhe me tokën ndërtimore.

Ndërhyrja nga komuna, nuk ka qenë e mundur shkaku i mos pasjes së ingerencave për emërimin e objekteve rrugëve dhe shesheve. Alajdin Demiri, kryetar komune i asaj periudhe, kujton që vendimet aso kohe që janë marrë për emrëtimet e shesheve objekteve dhe vendeve tjera, janë ndërmarrë direct nga Ministria e transportit dhe komuna as që është përfillur në këto aktivitete.

“ Në atë kohë nuk kishim ingerenca dhe çështë e vërteta ne i bëmë disa procese në kokën tonë pa ingerencat e qeverisë mirëpo epilogu ishte fatal. Nuk ka pasur vendim që të emërtohen apo ndryshohen, vetëm kishte një vendim për ndërtimin e kishës dhe ajo nuk u kontestua dhe nuk u ndal, por mendoj se këto janë toponime pa bazë pa vendime askush nuk ka ingerenca që të emërojë. ELEM është firmë private dhe nuk merret me kësi punësh ajo merret me profitin kyçjen e rymave e kështu me rradhë dhe unë mendoj se kjo duhet të jetë ndoshta edhe vendim in-ekzistent dhe nëse dikush e ka marë duhet të jetë Ministria e Transportit”.

Interesante është se përveç mospërfilljes së komunës gjatë marrjes së vendimeve për emrime, të njëjtën mospërfillje e ka pasur edhe drejtori që aso kohe ka menaxhuar me Kodrën e Diellit, Menan Memeti. Ai më tej shprehet se, ky vendim është i marrë at koh dhe se për të njëjtin nuk janë konsultuar apo informuar drejtuesit e asaj kohe të Kodrës së Diellit.

Nën këtë emër, të gjitha dokumentacionet që nga viti 1998 e deri në ditën e sotme, janë nënshkruar nga gjithsej tetë drejtor në mesin e të cilëve më së shumti shqiptar, edhe atë, nga viti 1999 ka marrë në drejtim Kodrën e Diellit, Menan Memeti, pas të cilit vijnë Abedin Imeri, pastaj Adem Neimi, pason Alajdin Asani dhe në fund dy drejtorët paralel, Pero Stojanovski dhe Bekim Selami.

Deri më tash nuk është bërë kërkesë në bordin e ELEM-it apo në Ministrinë e Transportit për ti ndryshuar këto emra, ndërsa kanë nënshkruar çdo vit dokumentet e kontrollit që më parë janë bërë nga fakulteti i makinerisë. Emrat në fjalë, ka mundësi të ndërrohen tash e tutje, sepse që nga Marsi i vitit të kaluar Komunës së Tetovës i janë dhënë ingerencat për menaxhim me Kodrën e Diellit dhe me tokën ndërtimore. Me këtë rast, kryetari i Këshillit të Komunës Isen Xhemaili, është shprehur sot përmes telefonit se, “Komuna e Tetovës, tash e tutje do merr iniciativën që ti ndërrojë emrat të cilat nuk korrespodojnë me realitetin actual dhe rrethanat, dhe pritet që në rend dite të jetë edhe staza dhe teleferiku Gee në Kodrën e Diellit që mban emrin Shën Ilija”, tha Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *