Home / Lajme / Rajon / Monako mbështet zhvillimin, pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare.

Monako mbështet zhvillimin, pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare.

18 Janar… Gatishmëri për ta përkrahur Kosovën në të gjitha nismat dhe fushat shprehu ministri i Jashtëm i Monakos, Badia, i cili pas takimit deklaroi se shteti i tij është një mik i Kosovës

-Monako mbështet zhvillimin, pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po vazhdon turneun diplomatik në Evropë ku pas Andorrës ka qëndruar në Monako. Në vizitën e parë zyrtare, ministri Hoxhaj ka takuar homologun e tij, José Badia, me të cilin kanë folur për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe koordinimin e aktiviteteve në disa prej iniciativave të ardhshme të Kosovës për aplikim në organizata ndërkombëtare, bën të ditur nga Monako MPJ kosovare në njoftimin e sapodërguar.

Gatishmëri për ta përkrahur Kosovën në të gjitha nismat dhe fushat shprehu ministri i Jashtëm i Monakos, Badia, i cili pas takimit deklaroi se shteti i tij është një mik i Kosovës dhe do të bëj çmos për të bashkërenduar aktivitetet me Qeverinë në Prishtinë jo vetëm gjatë aplikimit në organizata ndërkombëtare por edhe në fusha të tjera.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosoves, Enver Hoxhaj, gjate vizites në Monako “Jam veçanërisht i kënaqur që e kam takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës. Besoj që kemi gjetur pika të përbashkëta dhe të cilat i kemi identifikuar nga ana e jonë. Besoj se bashkëpunimi ndërmjet Monakos dhe Kosovës jo vetëm që është i mundshëm por është edhe i dëshirueshëm. Monako mbështet zhvillimin, pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare dhe jemi shumë të interesuar për ta përcjellur zhvillimin e vendit tuaj në këtë kontekst”, ka thënë ministri Badia.

Shefi i diplomacisë kosovare e ka falënderuar ministrin Badia për njohjen dhe rolin konstruktiv të Monakos karshi Kosovës, duke i kërkuar njëherësh votën dhe mbështetjen politike në disa prej aplikimeve të Kosovës në organizata evropiane e botërore dhe kornizimin e një pako marrëveshjesh që nga fusha e ekonomisë, tregtisë, arsimit, shkencës, kulturës e sportit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *