Home / Sport / Moyes: Januzaj, një shembull për të gjithë

Moyes: Januzaj, një shembull për të gjithë

“Ai ka një talent natyral dhe aftësi të jashtëzakonshme dhe unë jam i bindur se do të vijë koha kur të na tregojë se unë kam të drejtë. Januzaj mund të luajë në çdo pozicion dhe mbi të gjitha nuk është një djalë me teka. Adnani ndodhet në klubin e duhur”, thot Moyes.

Trajneri i Manchester United, David Moyes ngul këmbë për të transferuar në “Old Trafford” mbrojtësin portugez të Real Madrid, Fabio Coentrao që në merkaton e Janarit. Lajmin e bën të ditur tabloidi “The Telegraph” që thekson se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ka nisur bisedimet me djajtë e kuq. Luzitani do të ishte përforcimi i duhur për Manchester United pasi ai mund t’i mbulojë të dy krahët e mbrojtjes.Një avantazh për transferimin e tij të mundshëm në Angli është edhe fakti që agjenti Mendez ka finalizuar më parë edhe operacione të ngjashme si ai i Cristiano Ronaldos, Nanit apo Anderson. Por ndërkohë që pret një dhuratë nga shoqëria, Moyes nuk harron të përkedhelë edhe lojtarët e grupit aktual ku padyshim surpriza më e këndshme është Adnan Janauzaj.“Ai ka një talent natyral dhe aftësi të jashtëzakonshme dhe unë jam i bindur se do të vijë koha kur të na tregojë se unë kam të drejtë. Januzaj mund të luajë në çdo pozicion dhe mbi të gjitha nuk është një djalë me teka. Adnani ndodhet në klubin e duhur”.Në fund, Moyes flet edhe për dëmtimin e Van Persie, duke përgënjeshtruar lajmet mediatike për mungesën e tij 6 javore.“Nuk e di nga dalin këto informacione, por ju siguroj që janë të gabuara”. 

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *