Home / Sport / Muhamed Demiri: ‘Shqiptarët meritojnë më shumë’

Muhamed Demiri: ‘Shqiptarët meritojnë më shumë’

“Unë kam lindur në Shkup, por kam qenë foshnje vetëm 3 muajsh kur familja ka dalë në Zvicër. Atje jam rritur, shkollën e kam bërë atje. Si 11-të vjecar kam nisur të merem me futboll, për mua shumë vonë. 6 vite kam luajtur për Concrordia Bassel, shkova në Thun, tash jam në Sent Gallen. Në pushime cdo herë jam në Maqedoni, më vihet shumë këtu, më pëlqen të jem me familjen, me shoqërinë që kam këtu. Më vonë si dihet, mund të vij këtu të jetoj, por kjo në këtë moment është një pikëpyetje e madhe”, foli rreth karrierës se tij Muhamed Demiri.

Viti 2013 kishte shumë protagonist në sferën e sportit, të cilët me rezultatet e tyre kanë lënë shenjë në karrierën e tyre. Ne kemi zgjedhur që përmes një interviste të zgjeruar të prezantojmë publikut në Maqedoni futbollistin Muhamed Demirin. I lindur në Shkup, Demiri si fëmijë me familjen transferohet në Zvicër dhe fillon karrierën te Concrodia Bazel. Katër vite luajti te Thuni, ndërsa tani është pjesë e Sent Gallenit. Mesfushori tani më një kohë është pjesë e pazëvendësueshme e ekipit kombëtar të Maqedonisë, kur dallohet me lojë të saktë dhe sakrifikuese. Ai për ‘Koha’-n flet hapur për gjithcka, për trajtimin që kanë shqiptarët në kombëtare dhe problemet në baza nacionale. Demiri beson se shqiptarët meritojnë më shumë, por për këtë duhet shumë punë dhe mund.

Koha: Muhamed verën e kaluar u bashkuat me skuadrën e Sent Gallenit pasi paraprakisht katër vite ishit pjesë e Thunit. Me ekipin e rij luajtët edhe në Liga Europa. Si e komentoni këtë periudhë që leni pas?
Muhamed Demiri: Ashtu është, unë në verë kalova te Sent Gallen, në fillim kisha lëndim dhe duhej të jem më i kujdesshëm pasi ndiqja fizoterapia dhe stërvitje idividuale. Ishte një periudhë tremuojore deri sa nisa të stërvitem me intenzitet të plotë dhe në kushte të këtilla unë jam i kënaqur. Normal se unë si sportist dua të luaj më shumë, por situata ishte e tillë pasi unë kthehesha nga një lëndim tre mujor, ndërsa në atë kohë ekipi ishte në formë dhe duhej të pres rastin tim. Normal kur më është dhënë shansi të luaj unë kam treguar lojën time dhe deri tani jam i kënaqur te Sent Galleni.

Koha: Edhe pse bëhet fjalë për kampionat të njëjtë, pra në Zvicër, fakti që largoheshit nga Thuni pas katër viteve a bëri që ju të keni nevojë për akomodim te ekipi i ri?
Muhamed Demiri: Jo aspak. Unë gjysmën e ekipi e kam njohur personalisht prej më parë. Liga e zvicrës është e vogël, ka vetëm 10-të skuadra dhe kur luan brenda një sezoni katër herë me një ekip, atëherë të jepet mundësia të njoftohesh me të gjithë lojtarët. Për këtë arsye nuk kam patur kurfarë problem për tu përshtatur në ekipin e rij.

Koha: Si e vlerësoni mundësinë që kishit për të luajtur në Liga Evropa, ku midis shumë ekipeve u përballët edhe me Valencian e Spanjës?
Muhamed Demiri: Sigurisht është kënaqësi të luash në një nivel të tillë kur mendon ekipe të mëdha si Valencia, Suonsi apo edhe Kubani. Secili futbollist ëndëron të luaj një ditë kundër atyre skuadrave, mirëpo në fund kur je në lojë atëherë haron se cilin e ke kundërshtar. Aq koncentrohesh në lojë sa që haron se përballë ke Valencian apo ndonjë skuadër tjetër dhe mendon vetëm të luash lojën tënde. Sigurisht se këto janë eksperienca të mira dhe shpresoj që secilit t’i jepet shansi të luaj ndeshje të këtilla.

Koha: Cilët janë ambiciet e Sent Gallenit në stinorin pranveror?
Muhamed Demiri: Momentalisht situata është e tillë që ne jemi katër pikë larg vendit të parë që mbahet nga Bazeli. Dihet se Bazeli është numër një në Zvicër, por e dijmë se kemi shansa të afrohemi. Tani më nuk jemi në Liga Evropa, si dhe në Kupën e Zvicrës, kështu që besoj se do jemi më të pushuar se ekipet që janë para neve dhe shpresoj që kemi shanse që minimum të kapim pozitën e tretë.

Koha: Tani më një kohë ju jeni shëndruar në pikat kyc të kombëtares së Maqedonisë. Megjithse kombëtarja la pas ciklin më të dobët kualifikues dhe u ndal në pozitën e fundit, ju a jeni i kënaqur me performansën tuaj dhe me atë që jepni për Maqedoninë?
Muhamed Demiri: Kur shikojmë tani rezultatin 100% s’jam i kënaqur, por nëse marim të shikojmë ndeshjet që kemi luajtur një nga një, sidomos me Kroacinë, me Belgjikën që kemi luajtur edhe n’shpi edhe jashtë, besoj se kemi patur shanse më të mëdhaja. Mirëpo në fund kemi arritur vendin e fundit dhe ky është rezultat shumë i dobët. Shpresoj që do të mundohemi që në kualifikimet e ardhshme për Evropianin e Francës të arrijmë rezultate më pozitive.

Koha: Mendoni se meritojnë se më shumë shqiptarë të luajnë në kombëtare dhe cilat janë raportet tuaja me Ibraimin dhe Hasanin?
Muhamed Demiri: Besoj që po. Duhet të shihet kualiteti i lojtarit, e jo ne shiku nacionalitetin. Unë mendoj se ka shumë më shumë shqiptar që meritojnë të luajnë për Maqedoninë. Mirëpo kjo nuk është detyra ime për të thirur lojtarë, është detyrë e trajnerit dhe federatës. Sa u përket raporteve, ne jemi shokë të mirë. Kam ndjek se Ferhani në ndeshjet e fundit është kthyer në formë dhe inshallah sa më shpejtë kthehet në kombëtare. Edhe me Agimin qëndroj shumë mirë. Kemi kontakte kur jemi në kombëtare bashk, ndërsa kur kthehemi në klubet tona komunikojmë përmes telefonit dhe shpesh shkruajmë sms. Jemi në raporte shumë të mira.

Koha: Kishte shumë zëra për egzistimin e ndarjeve në kombëtare. Sa jeni i kënaqur me trajtimin që ju bëhet në kombëtare?
Muhamed Demiri: Sipas meje nuk është 100% si duhet të jetë. Para një viti e gjysmë filloi që edhe publiku në stadium të shajë shqiptarët. Unë nuk mund të akceptoj një gjë të tillë jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri, si karakter. S’guxon të ndodh dicka e tillë. Sa i përket trajtimit në ekip, unë po e shpalos publikisht se unë gjuhën maqedone nuk e flas. Kuptoj gjithcka por nuk e flas dhe për këtë nuk mund të vlerësoj për probleme të aspektit nacional. Por nuk jam shumë i sigurt se nuk dallohen shqiptarët me maqedonasit dhe ky është një problem që përsëritet. Mirëpo s’është puna ime të flas për këto gjëra. Unë, në fakt ne që jemi në kombëtare duhet të jemi si shembull pozitiv për opinionin dhe lojtarët tjerë se me punë dhe me mund arrihet gjithcka. Nuk duhet të shikojmë për nacionalizmin që tregojnë tjerët.

Kohë: Jeni një kohë të gjatë në Zvicër, ku qëndroni dhe punoni larg nga vendëlindja juaj. Sa keni njohuri për futbollin këtu në Maqedoni dhe cilat skuadra i ndiqni dhe cili futbollist ju pëlqen?
Muhamed Demiri: T’ju them të drejtën unë deri sa nuk kam luajtur për kombëtaren e Maqedonisë nuk kam patur kurfarë dijenie për futbollin në Maqedoni. Pasi luajta ndeshjen e parë për Maqedoninë fillova të interesohem nga pak dhe më shumë përshtypje më ka bërë Shkëndija. Jam duke ndjekur tani ekipin që formohet në Tetovë me ‘Ecologun’ dhe Lazim Destanin që ka hyrë si sponsor dhe me shumë interes po ndjek se cka ndodh atje. Por si lojtar momentalisht njoh Dejan Bllazhevskin që u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni. Realisht ndjek rezultatet, por ndeshjet ‘live’ nuk mund t’i ndjek pasi që ndeshjet e Maqedonisë nuk transmetohen në Zvicër. Por në përgjithësi e them se më shumë interesim kam rreth Shkëndijës.

Koha: Do kishit parë veten ndonjëherë në kampionatin e Maqedonisë?
Muhamed Demiri: Nuk e dij…në futboll s’dihet së cka mund të ndodh nesër…Si thotë një fjalë ‘Kurrë mos thuaj kurrë’, të shohim! Momentalisht jam në Sent Gallen, kam një kontratë, ndërsa cka mund të ndodhë më vonë do të shohim.
 
Koha: Nga skuadrat në Evropë, cilën ekip e pëlqeni?
Muhamed Demiri: Unë jam tip që prej secilës shikoj një apo dy ekipe. S’jam fanatik i një skuadre. Në Spanjë ndjek Barcelonën, Real Madridin, në Gjermani për momentin Bayernin dhe Dortmundin, në Angli Arsenali dhe Cellzi. Këta jan klubet që ndjek, ndërsa s’kam shumë interes për futbollin e Italisë, vetëm tani si shkoi atje Agim Ibraimi po e ndjek vazhdimisht Kaljarin.

Koha: Mendoni si gjithë tjerët se futbollisti më i mirë botës duhet të zgjidhet ndërmjet Mesit dhe Ronaldos?
Muhamed Demiri: Unë mendoj se më i miri në botë është Mesi. Mirëpo si futbollist më i kompletuar është Ronaldo. Ai shënon gola me kokë, me të majtën, me të djathtën, i shpejtë…Futbollist më komplet është Ronaldo, por më i miri deri tash më duket Mesi, që për momentin është i lënduar. Mirëpo idoli im ka qenë dhe do mbetet Zinedin Zidan.

Koha: Në pozitën tuaj, cilin futbollist e pëlqeni? Jaja Ture?
Muhamed Demiri: Jo…(kujtohet)…Xavi definitivisht.

Koha: Muhamed jemi ne fund te vitit 2013 dhe në fund të kësaj interviste. Do të dëshironit dicka të shtoni, dicka që do t’i interesonte publikut këtu në Maqedoni?
Muhamed Demiri: Ne jemi musliman dhe Viti i Ri nuk është për ne. E dij që Evropa tani feston Vitin e Ri, ne ndoshta mund të dalim e shokë, mirëpo nuk kemi arsye të festojmë ndrimin e 2013 dhe 2014. Atyre që festojnë ju uroj shëndet dhe sukses në jetë.

Koha: Ndonjë porosi për të rrinjtë?
Muhamed Demiri: Punoni, punoni dhe vetëm punoni!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *