Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi:Përse duhet te shkohet ne zgjedhje parlamentare?

Musa Xhaferi:Përse duhet te shkohet ne zgjedhje parlamentare?

16 Janar…Për zgjedhej të parakohshme parlametare vendos Nikolla Gruevski, por se nëse e kërkon një gjë të tillë kryeministri atëherë ai duhet të ofroj argumente

Ligji i propozuar së fundmi nga kryeministri, Nikolla Gruevski për ushtarët, si dhe kompromisi ndaj disa kërkesave të LSDM-së për ndryshime në ligjin e zgjedhjeve, duket se janë një shenjë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndërkaq për “Slloboden Peçat” Zëvendës Kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhfaerri është shprehur decid duke thënë se për zgjedhej të parakohshme parlametare vendos Nikolla Gruevski, por se nëse e kërkon një gjë të tillë kryeministri atëherë ai duhet të ofroj argumente bindëse para popullit, se përse do duhej të shkohej në zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën para 7 muajve. Opozita nuk kërkon zgjedhje të parkohshme, nëse një gjë të tillë e kërkon pozita, atëherë Gruevski duhet të ofroj argumente shumë të mira për këtë çështje. Zgjedhjet kërkohen për të ardhur në pushtet, pse t’i kërkonte Gruevski kur tashmë është në pushtet”, – ka thënë Xhaferri për “Slloboden Peçat”.

Tutje Xhaferri ka theksuar se për 6 -7 ditë shumë dilema do të qartësohen për opinionin, për sa i përket presidentit konsensual dhe zgjedhjeve të mundshme parlamentare./Almakos

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *