Home / Lajme / Rajon / Mustafa: Faleminderit Kosovë e Shqipëri!

Mustafa: Faleminderit Kosovë e Shqipëri!

13 janar-Kjo situatë nuk ka mundur të ngjajë para 10 vjetësh, aq më pak para 20 vjetësh. Prandaj nuk mund të thuhet se është një nismë shumë e vonuar, por mirë që ka nisur dhe duhet të intensifikohet dhe të jetë më serioze karshi shqiptarëve të Luginës”, ka theksuar Mustafa.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ndarjen e fondit në vlerë prej 100 mijë eurosh për maternitetin e Luginës së Preshevës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Mustafa ka thënë se ky fond është simbolik, por që hap dyert për një interesim më të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës në të ardhmen.

“Ky fond është simbolik dhe jashtëzakonisht i vogël, por është një moment i parë që hap dyert për një interesim më të madh të dy qeverive për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Duke qenë në pozicionin e kërkim-lëmoshës do ta pranojmë këtë fond dhe do t’i falënderojmë dy qeveritë për modestinë e tyre në lidhje me shqiptarët në Luginën e Preshevës”, është shprehur Mustafa.

Sipas tij, krijimi i fondit për Luginën e Preshevës nuk mund të konsiderohet i vonuar. “Proceset politike mbase janë të vonuara gjithmonë në histori, por nuk është me fajin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Kjo situatë nuk ka mundur të ngjajë para 10 vjetësh, aq më pak para 20 vjetësh. Prandaj nuk mund të thuhet se është një nismë shumë e vonuar, por mirë që ka nisur dhe duhet të intensifikohet dhe të jetë më serioze karshi shqiptarëve të Luginës”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria me aktin e së shtunës kanë treguar se Lugina e Preshevës është problem që kërkon zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. “Është e rëndësishme që në mbledhjen e parë historike të dy qeverive në agjendën e tyre ka hyrë Lugina e Preshevës. Kështu dy qeveritë kanë treguar se janë në gjendje të identifikojnë se Lugina e Preshevës është problem që pret zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme në interes të shqiptarëve”, ka thënë Mustafa, duke kërkuar intensifikim të angazhimit për gjetjen e kësaj zgjidhje sa më shpejt. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *