Home / Sport / Mustafa rikthehet te Drita

Mustafa rikthehet te Drita

Mustafa te Drita do të qëndrojë për 6 muaj, ndërsa do të zëvendësojë Petar Basnarkovin, i cili i është bashkuar Rabotniçkit.

Ish portieri i Shkupit, Burhan Mustafa, në pjesën e dytë të kampionatit në vend do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Dritës nga Bogovina që garon në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.Në këtë mënyrë Mustafa rikthehet te Drita, aty ku me sukses mbronte ngjyrat e kësaj skuadre, kur bogovinasit ishin pjesë e elitës së futbollit në vend. Mustafa te Drita do të qëndrojë për 6 muaj, ndërsa do të zëvendësojë Petar Basnarkovin, i cili i është bashkuar Rabotniçkit.“Jam i kënaqur që rikthem te ekipi i Dritës, aty ku kalova çaste të mira kur neve luanim në elitën e futbollit në vend. Për mua Bogovina është një ambient i njohur, pak a shumë lojtarët e njejtë, ashtu që shpresojmë të kemi një gjysëmsezon të suksesshëm. Drita në pjesën e parë të kampionatit ka pas rezultate të mira, ashtu që presim të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë edhe në pjesën e dytë të kampionatit” – tha për infOSport portieri, Burhan Mustafa.Mustafa te Drita sërish do të jetë nën urdhërat e trajnerit Nexhat Shabani, me të cilin kishte punuar gjatë gjysmësezonit të parë te skuadra e Shkupit. Rikujtojmë Shabani ditë më parë morri drejtimin e Dritës nga Bogovina, skuadër kjo e cila gjatë gjysmësezonit të parë u pozicionua në vendin e 6-të me 23 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *