Home / Lajme / Maqedoni / N.P. ” Komunalec ” akuzo, Rufi Osmani i kundërpërgjigjet (VIDEO)

N.P. ” Komunalec ” akuzo, Rufi Osmani i kundërpërgjigjet (VIDEO)

Gostivar, 25 janar – Ditëve të fundit kanë vazhduar akuzat për skandale financiare në Komunën e Gostivarit.

Ndërmarrja publike “Komunalec” ka akuzuar, ish kryetarin e kësaj Komune z. Rufi Osmanin se në periudhën Gusht – Tetor të vitit 2011 kur ai ka qenë kryetar i kësaj komune, ndërmarrjes Ardian – Rufi, pronë e tij nga ndërmarrja e atëhershme Komunalec i janë lëshuar, 94 mijë e 490 denarë.

Kjo ndërmarrje këtë akuzë e bëri duke ofruar edhe disa dëshmi të cilat sot në një komunikat ish kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, gjithashtu duke prezantuar disa dokumente njofton opinionin se ndërmarrja Ardian, është falimentuar nga viti 2009 deri në vitin 2011, dhe se deri sa ai ka qenë kryetarë komune nuk është keqpërdorë asnjë denarë, duke shtuar më tej se e njëjta ndërmarrje publike që tani e akuzon Rufi Osmanin, për një muaj i ka dhënë punë në vlerë prej 100 mijë eurove, kompanisë familjare Drita që është e lidhet ngushtë me drejtorin e tanishëm të kësaj ndërmarrje Memedali Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *