Home / Lajme / Maqedoni / Natë përplot me aksidente (VIDEO)

Natë përplot me aksidente (VIDEO)

Tetovë, 29 janar – Rrugët e Tetovës dhe rajonit më të gjërë të martën mbrëma kanë qenë arenë e shumë aksidenteve si pasojë e ngricave nga rreshjet e bores.

Nga policia e Tetovës njoftojnë se në autostradën Tetovë-Gostivarë të njejtën natë rreth orës 18.00 në afërsi të mbikalimit për në fshatin Kamenjan është regjistruar një aksident ku kanë marrë pjesë katër vetura. Sipas policisë në këtë aksident është lënduar rëndë një 74 vjeçare shtetase e Bullgarisë. E njejta është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i është dhënë ndihma e parë. Policia ka bërë të ditur se dëmi i shkaktuar në këtë aksident është vlerësuar rreth 100 mijë denarë.

Aksidenti tjetër është regjistruar në rrugën rajonale Tetovë-Pirok rreth orës 21.00 të martën mbrëma kur vetura e tipit Vento me targa të Tetovës e drejtuar nga 50 vjeçari E.E nga Tetova ka goditur 24 vjeçaren D.F nga Reçica e Madhe. “Në këtë aksident këmbësorja ka marrë lëndime trupore me ç`rast është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak njofton policia e Tetovës.

Poashtu në këtë rrugë një aksident tjetër është rregjistruar në të njejtën periudhë kohore me ç`rast vetura e tipit Fiat Kromo e drejtuar nga R.A 25 vjeçar nga fshati Novo Sellë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Policia informoi se vozitësi ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital.

Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë, Gajur Kadriu tha se të gjitha akset rrugore që janë në kompetencë të kësaj ndërmarrje janë të kalueshme. Ai tha se edhe më herët është hedhur krypë dhe rrërë dhe me këtë intensitet do të vazhdohet edhe në të ardhmen. “Sa i përket borës nuk ka pasur sasi të madhe që të intervenohet me makineri për largimin e së njejtës në rajonin e Pollogut. Para se të fillonin rreshjet e borës në kontinuitet është hedhur rrërë dhe krypë”, tha Kadriu.

Deri më tash ende nuk është raportuar për ndonjë fshat apo rrugë të bllokuar.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *