Home / Sport / Ndahet nga jeta Mentaz Allajbegu

Ndahet nga jeta Mentaz Allajbegu

19 janar-Allajbegu është padyshim emri më i madh i munjdes shqiptare ndër vite, i nderuar me çmime të shumta, ndërsa ka nxjerrë edhe kampion të shumtë vendor, evropian dhe botëror.

Ka vdekur në moshën 68-vjecare në Shkup legjenda e mundjes shqiptare, Mentaz Allajbegu, njeriu i cilësuar si babai u mundjes shqiptare. Ish-trajneri i KM Liria, ka ndërruar jetë pas një sëmundje prej disa muajsh. Ai vuante nga probleme shëndeti kohët e fundit, kështu që ndarja e tij nga jeta i ka tronditur të gjithë. Allajbegu është padyshim emri më i madh i munjdes shqiptare ndër vite, i nderuar me çmime të shumta, ndërsa ka nxjerrë edhe kampion të shumtë vendor, evropian dhe botëror. Prej viteve të 70-ta Arsimtari, Mentaz Allajbegu, do të punësohet në SHF “Liria”, ku do të hapë 9 seksione të sportit, si: mundja, basketbolli, hendbolli, futbolli dhe sporte të tjera. Trajneri Allajbegu punën e tij nuk e kishte orientuar vetëm në një drejtim. Ai punoi shumë edhe në sportet tjera, siç janë gjimnastika, shenjëtaria, atletika, ping-pongu, ndërsa kur nxënësit kishin pushime verore, ai arrinte që të organizonte kampingje në Liqenin e Ohrit në Ohër, në Strugë dhe në Prespë, që kështu fëmijët ta mësojnë edhe notin. Në vitin 1977 u formua Klubi i Mundjes “Liria” dje Klubi i Basketbollit “Liria”, ku trajneri kishte dhënë kontribut të veçantë, sepse ato gjenerata që ai i udhëhoqi, pastaj u rritën dhe ishin bërthama të klubit, të cilët arritën të mbajnë cilësinë dhe aftësitë e tyre tekniko-taktike për ta zhvilluar garën dhe për të bërë rezultate. Me ardhjen e trajnerit të njohur Mentaz Allajbegu në postin e trajnerit të Klubit të Mundjes “Prishtina” nga Prishtina, më 1983 filloi edhe puna e mirëfilltë e Federatës së Mundjes së Kosovës, të cilin Allajbegu arriti ta themelojë me punë dhe mund të madh. Përveç që ishte trajner i këtij klubi, Allajbeu rregullisht shkonte edhe në vende të tjera të Kosovës, ku punonte me trajnerët e klubeve të tyre. Kështu shumë shpejt mundja nisi të zhvillohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Prizren, Mitrovicë, Han të Elezit, Vushtrri, Ferizaj, Skenderaj dhe Dragash. Shaban Sejdiu (i shpallur sportist i vitit 1977 në ish-Jugosllavi, Shaban Tërstena (i shpallur sportist i vitit 1984 në ish-Jugosllavi), janë ata që sollën famën e mundjes së ish Jugosllavisë, ndërsa Abdulla Memeti, Bajram Qerolli dhe disa të tjerëve nuk iu dha mundësia që të marrin pjesë në gara, gjë për shqiptarët paraqet humbje, sepse ashtu atyre nuk iu lejua të bëhen figura të mëdha të sportit. Në Evropë ka ndodhur ajo që deri më tani më nuk është përsëritur, pasi që vetëm në moshën 18-vjeçare Shaban Sejdiu do ta fitojë medaljen e artë në kampionatin Evropian në Bursa, ndonëse kundërshtarët e tij ishin të gjithë mbi 20 vjeç. Pastaj vijnë edhe sukseset e Shaban Tërstenës, i cili edhe sot njihet si sportisti më i suksesshëm shqiptar. Ai ka arritur të fitojë medaljen e artë në lojërat olimpike të vitit 1984 në Los-Anxhelos të SHBA-ve, si dhe të jetë fitues i medaljes së argjendtë në LO 1988 në Seul. Ai është kampion evropian i vitit 1984 dhe 1990, si dhe fitues i shumë titujve tjerë. Trajneri Allajbegu në kohën e fundit ka stërvitur edhe kik-boksierët që fituan tituj botërorë, siç janë Mirdi Limani, Albert Selimi dhe Azem Maksutaj. Këto ishin rezultatet më të mëdha të trajnerit Allajbegu i cili gjatë kësaj periudhe punonte si vullnetar, duke punuar pa asnjë kompensim material. Varrimi i tij bëhet ditën e hënë.

Mentas Alajbegu 30 vjet mësues i sporteve dhe kampionëve botëror

Mentas Allajbegu, trajner e mësues, njeri që flet vetëm për suksese të rangut botëror. Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar në të gjitha kohërat, i cili ka afirmuar mundjen e lirë duke fituar edhe medalje olimpike me Shaban Sejdiun, Shaban Tërstenën dhe trofe tjera në garat botërore, evropiane dhe ballkanike me garues tjerë, gjithsesi se është Mentas Allajbegu.

Kampion bote që kanë punuar me mësusein dhe trajnerin Mentas Allajbegun.

1.Adnan Elezi-mundës kampion i shumfisht shtetror, 2 herë nën kampion në Lojrat Mesdhetare. Medalje e bronzit në Kampionat Europian (SUMBO) kombinim mundhe-xhudo .Kampion Botëror për veteranë.
2.Shend Kamberi-mundës: Kampion i shumfishtë shtetëror, fitues i shumë turnireve ndërkombëtare; Kampionë Europian(kadetë); Kampion Botëror (kadetë);
3. Mustaf Syla- mundës. Kampion i shumëfishtë shtetëror; fitues i shumë turnireve; Kampion Ballanik; Nën-kampion Europian(juniorë); Kampion Europian (kadetë); Kampion Botëror (kadetë).
4. Bajram Qorrolli-mundës. Kampion i shumëfishtë shtetëror; Kampion Botëror (junior);
5. Albert Selimi- Kik boks. Kampion Europian; Kampion Botëror në Thai Boks dhe ka mbrojtur titujt e kampionit të botës në Federata të botërore .
6. Mirdi Limani- Kik Boks.Kampion Europian; Kampion Botëror në Kik Boks; Mbrojtës i shumëfishtë i titujve në Federatat botërore.
7. Shaban Tërstena-mundës. Fitues i 16 medaljeve në garat më të rëndsishme në Europë dhe botë, 3 herë Kmapion Ballkanik; 5 herë kampion i Mesdheut; 2 herë Kampion Europian; Nën Kampion Olimik dhe Kampion Olimpik në L.O. në Los Anxhelosë në vitin 1984 . Sportist viti në Jugosllavi në vitin 1984.
8. Shaban Sejdiu-mundës 5 herë Kampion Ballkanik; 3 herë Kampion i Mesdheut; 2 herë Kampion Europian; 3 herë Nën Kampion Botëror; 2 herë fitues i medaljes së bronzit në Lojrat Olimpike; Në vitin 1977 shpallet Sportist viti në Jugosllavi

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *