Home / Sport / Nderim Nexhipi përshëndetet me Shkëndijën (VIDEO)

Nderim Nexhipi përshëndetet me Shkëndijën (VIDEO)

31 janar – Klubi i Futbollit Shkëndija ndërpret kontratën me Nderim Nexhipin në mënyrë konsensuale dhe prej të sot ai nuk është pjesë e ekipit ‘kuqezi’.

Ky epilog ka ardhur krejt papritur, pasi stafi teknik dhe kryesia e Shkëndijsë kishin plane të përbashkëta me këtë futbollist për sezonin pranveror dhe për sezonet e ardhshme, për çka mesfushori shkupjan edhe u soll në skuadër me kontratë afatgjatë. Mirëpo për arsye tërësisht private që s’kanë të bëjnë aspak me futbollin dhe paraqitjet në teren, kryesia e klubit në njërën anë dhe futbollisti në anën tjetër kanë arritur në një pikë kur ndarja ka qenë opsioni i vetëm. Edhe pse para afatit, kryesia me mirëkuptim të plotë pranoi që t’i lejojë futbollistit të kërkojë angazhim të ri, ndërkohë duke patur hapsirë që të zgjidh problemet e tij. Edhe Nexhipi shpreh keqardhje që për arsye jo sportive nuk mund të vazhdojë planet e tij me Shkëndijën për plotësimin e ambicieve të përbashkëta për një Shkëndijë Evropiane. Ndërkohë duke patur mirëkuptimin e Shkëndijës për ndërprerjen e kontratës me marëveshje të dyanshme, Nexhipi në të ardhshmen do të luajë për Partizanin e Tiranës.

Kryesia e Shkëndijës falemenderon Nderim Nexhipin për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’ dhe i dëshiron gjithë të mirat në karrierën e mëtjeshme si futbollist.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *