Home / Lajme / Maqedoni / Ndihma e shpejtë: Nata e Vitit të Ri ishte e qetë!

Ndihma e shpejtë: Nata e Vitit të Ri ishte e qetë!

01 Janar – Mbrëmja e Vitit të Ri sipas Ndihmës së shpejtë në Shkup, vlerësohet se ka kaluar relativisht në mënyrë të qetë.

Mjekët kujdestar kanë intervenuar në 16 raste ndaj personave të cilët kanë ardhur në gjendje të dehur, kurse 10 persona prej tyre kanë qenë të dërguar në Klinikën për toksikologji.

Nga fishekzjarret, një djalosh nga Çairi i lindur në vitin 1992 ka pësuar lëndim në fytyrë.

Pesë persona kanë qenë të përfshirë në rrahje, ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime në kokë, kurse njëri me thikë ka pësuar lëndime në ekstremitete.

Që të gjithë kanë qenë të dërguar në spitalet përkatëse të qytetit të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *