Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja e ajrit-bllokohet hyrja e Tetovës

Ndotja e ajrit-bllokohet hyrja e Tetovës

26 janar-Ndotja e ajrit në rajonin e Tetovës edhe gjatë ditës së sotme ishte më tepër se kufijtë e normales. Ndërsa si pasojë e ndotjes së ajrit dhe temperaturave të ulëta në Tetovë, është rritur numri i qytetarëve të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore në shtëpitë e shëndetit.

Qytetarë të Tetovës bllokuan sot hyrje daljet e qytetit kundër ndotjes së ajrit dhe mos përfilljes së kërkesave të tyre nga protesta e 29 dhjetorit.“Qeveria të prononcohet për statusin e përmbushjes së kushteve të planit operativ të Jugohromit, dhe gjithashtu të urdhërojë pronarët e Jugohromit që urgjentisht të ndalojnë punën deri në vënien e filtrave sipas dokumentit të paraparë. Urgjentisht të zgjidhet çështja e deponive të egra në rajonin e pollogut. Qeveria të subvencionoje me 33 % faturat e rymës gjatë sezonit të ngrohjes. Inspektorati qeveritar dhe komunal i mbrojtjes së mjedisit të ndëshkojë konform ligjit në fuqi të gjithë personat që ilegalisht ndezin goma dhe material të tjera’, u shpreh Arianit Xhaferi – anëtar i këshillit organizativ të protestës.

Protestuesit kërkuan që ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi të merret më seriozisht me problemin që kanë banorët e Tetovës.

‘Ne jemi lodhur më duke dhënë deklarata atë e presim nga qeveria dhe ministri Abdylaqim Ademi’, tha Rami Mislimi, anëtar i këshillit.

‘Mendoj se institucionet përkatëse gjegjësisht ministria e Ekologjisë duhet të merren më seriozisht me këtë problem’, deklaroi Bujar Misimi, këshilltar komunal.

Ndotja e ajrit në rajonin e Tetovës edhe gjatë ditës së sotme ishte më tepër se kufijtë e normales.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *