Home / Lajme / Maqedoni / Ndriçohen pigat e pagesës në Tetovë (VIDEO)

Ndriçohen pigat e pagesës në Tetovë (VIDEO)

14 janar – Me 29 llampa publike ndërrmarja për rrugë shtetërore ka ndriçuar 850 metra autostradën dhe nënkalimet në dalje të Tetovës për Gostivar.

Vlera e përgjithshme kap shumën 4.5 milion denarë. Kjo është vazhdimsi e aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, ku ishin ndricuar 20 km rrugë me vlerë 106 milion denarë, theksoi Lupço Popovski drejtor i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Hyrjet nëpër qytete është e rëndësishme që të jenë të ndricuara për shkak të hyrjes dhe daljes në qytet. Për këtë qëllim ndërmarrja shtetërore ka marrë masa dhe aktivitete që nga vitet e kaluara dhe do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim për të ndricuar të gjitha hyrjet në qytet pa dallim a janë autostrada apo magjistrale ose rajonale.

Gjithsesi do të jenë të ndricuara edhe pikat kritike në autostradën Nëna Terezë si dhe pika e pagesës në Gostivar dhe hyrje të qytetit.

Këtë vit u ndriçua edhe rruga për në Prilep hyrja nga ana e Manastirit ndërsa periudhën e ardhëshme do të vazhdoj të ndricohet hyrja në relacionin Shtip – Koçan – Radovish.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *