Home / Lajme / Maqedoni / Në mes të Tetovës, i’a djegin ‘Mercedesin’ (VIDEO)

Në mes të Tetovës, i’a djegin ‘Mercedesin’ (VIDEO)

Tetovë, 15 Janar – Mbrëm rreth orës 1.30 minuta në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është djegur një veturë. Policia informon se është në kërkim të personit.

41 vjeçari N.M nga Tetova ka denoncuar në policinë e Tetovës se të martën në mesnatë, persona të panjohur pasi që kanë thyer dritaren e derës së veturës së tij Mercedes e cila ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Tetovë dhe kanë hedhur dy shishe plastike me lëndë djegëse.“Është djegur brendia e automjetit dhe pjesa e parme e dritares ndërsa dëmi i përgjithshëm është llogaritur rreth 30 mijë denarë.Më të afërmit e pronarit të veturës e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa nuk ka të lënduar”, njoftoi policia e Tetovës. Është bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen e këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *