Home / Lajme / Rajon / Në Prizren sot takohen qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

Në Prizren sot takohen qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

11 janar – Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë për herë të parë në historinë e popullit shqiptar mbajnë mbledhjen e përbashkët.

Kryeministrat Thaçi dhe Rama kanë zgjedhur Prizrenin, ku përveç mbledhjes së përbashkët në Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të nënshkruajnë edhe dokumentin për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka theksuar se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

“Nesër në Prizren ndodhë takimi i përbashkët, takimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është dashur sakrificë shekullore brezash, që të ndodhte krejt natyrshëm ky takim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, i qeverive tona. Ky takim përshëndetet edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Takimi i Prizrenit ëndrrën e shumë brezave e bënë realitet – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një ditë para mbajtjes së Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë”, ka pohur ai.

“U bënë gjashtë vite që në gjeografinë politike të Evropës, u lind një shtet i ri, shteti i Kosovës, ku edhe e kurorëzuam dinjitetshëm ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, shtet demokratik. Kur vendi ynë mori atributin më të lartë të organizimit politik të krijimit të shtetit të pavarur”, ka pohuar ai.

Sipas tij Pavarësia e Kosovës ka sjellë më tepër paqe e stabilitet për tërë rajonin. Prandaj, ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet e rajonit. Lidhur me këtë takim janë dhënë vlerësime të ndryshme paraprake. Sipas LDK –së ky takim është vetëm takim marketingu që nuk mund të sjellë shumë dobi për shqiptarët.

Takimin me interesim të madh e pret Lugina e Preshevës për cilën Kosova e Shqipëria kanë marrë vendimin të themelojnë një Fond të përbashkët.

Takimi fillon në hotelin “Theranda” e përfundon, simbolikisht, në ndërtesën historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *